Futboll Ligue 1 Sport

DO TË RINOVOJË KONTRATËN ME PSG-NË? Flet mamaja e Rabiot: Ja si qëndron e vërteta

Adrien Rabiot është gjithnjë edhe më afër Juventusit, pas deklaratave të fundit të agjentes së tij.
Ditët e fundit është folur në mediat franceze, se drejtori i ri i PSG, Leonardo kishte kontaktuar agjenten e Rabiot, për t’i komunikuar për rinovimin e kontratës.Por mesa duket këto kanë qenë thjesht lajme të rreme, sepse sipas asaj që deklaron mamaja e mesfushorit e cila njëkohësisht është edhe agjentja e lojtarit, asgjë nuk është e vërtetë : “Unë kam lexuar në media se Adrien, refuzoi të takohet me Leonardon apo që djali im ka refuzuar rinovimin. Por, këto janë të gjitha gënjeshtra, unë nuk kam pasur asnjë takim me Leonardon, për të folur për rinovimin.”-u shpreh ajo.rabiot

Gjithashtu ajo foli edhe për një kalim të mundshëm tek Juventusi “Në futboll ne jemi shumë supersticiozë. Është më mirë të mos flasim shumë derisa të zyrtarizohet gjithçka.”-shtoi në fund agjentja e 24-vjeçarit.

Related posts

EUROPA LEAGUE/ Roma triumfon me “MANITA”. Napoli kalon “sikletin” në Kroaci

Delo.autor

SUPERSFIDA/ Kukësi-Skënderbeu, formacionet zyrtare. Cungu bën ndryshim në sulm

Isa.Autor

Bayer Leverkusen ndjek traditën me brazilianët, siguron talentin Paulinho

Sadik.Autor

Leave a Comment