Futboll Shqipëri Sport

DY SFIDAT KUALIFIKUESE ME ISLANDËN DHE MOLDAVINË/ Berisha: Na duhet një shkëndijë për të…

Portieri Etrit Berisha mendon se Kombëtares i duhet një shkëndijë për të nisur sërish të ëndërrojë. Berisha ndër të tjera shtoi se trajneri Reja kërkon kompaktësi në mbrojtje e më pas për të shfrytëzuar mundësitë në sulm.

Ndeshja përballë Islandës

“Të shohim të marrin një rezultat pozitiv. Na duhet një shkëndijë e vogël dhe të ëndërrojmë më shumë. Nuk duhet te jemi euforik dhe te kemi presion, por duhet ta përgatisim ndeshjen sa më mirë”.

Trajneri Reja

“Eksperienca e tij është e madhe dhe na duhet shume, dhe kemi lojtarë të rinj dhe nuk kemi eksperience në kampionatet europiane. Ai e ka e rëndësishme te jemi mirë në mbrojtje dhe kompakt, e më pas të shfrytëzojmë mundësitë tona në sulm”.

Hera e fundit në Islandë

“Kemi filluar mirë ndeshjen duke shkuar në avantazh por bëmë gabime individuale që humbëm ndeshjen. Duhet të jemi kompakt, Islanda luan fizikisht dhe ne duhet të reagojmë dhe atëherë do të kemi mundësi të marrim rezultat pozitiv”.

Arritjet dhe e ardhmja me Atalantën

“Jam i gëzuar për arritjet e ekipit, pasi kam qenë pjesë e ekipit. Por në muajt e fundit ka ndryshuar, dhe me fillimin e kampionatit të ri gjërat duhen parë me kujdes dhe pas disa javëve duhet ta marrë një vendim, por tani është herët dhe më pas të shohim për të marrë vendimin”.

Related posts

Serie A/ Donnarumma thyen rekordet e Maldini dhe Tottit…

Sadik.Autor

Barça “PËRJASHTON” Dembelen/ Francezi pëlqehet nga disa skuadra në Premier League

Sadik.Autor

THE BEST OF YEAR/ REALI dominon listën e më të mirëve të Championsit, Atletico…

Isa.Autor

Leave a Comment