Futboll Sport

PAK DITË PARA FINALES/ Mbyllen bizneset në “Air Albania”! Hapësirat e lokaleve dhe restoraneve u kthehen tifozëve

4 ditë para finales së Conference League në Tiranë, lokalet dhe restorantet që ndodhen në stadiumin ‘Air Albania’ janë mbyllur.

Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit është kujdesur sot që ambientet rreth e qark stadiumit të lirohen dhe të kthehen në hapësirë për tifozët.

Kërkesa e UEFA-s bëri që për herë të parë këto hapësira ti rikthehen qëllimit kryesor që është organizimi i ndeshjes, pasi në të kaluarën masa e vetme ka qenë mbyllja e përkohshme në orarin e ndeshjes të lokaleve dhe restoranteve.

Më 25 maj Roma dhe Feyenord do ndeshen për finale e Conference League.

Related posts

VAZHDON SHKËLQIMIN NË TURQI/ Protagonist tek Toluzpor, asist spektakolar i Bardhit (VIDEO)

Delo.autor

Milan-Torino pa gola/ Paqueta mërzitet, Galliani shfryn. Gazidis duart në… (FOTO)

Isa.Autor

Zyrtare: Jep dorëheqje të menjëhershme nga posti i trajnerit në Wolfsburg

Q.Autor

Leave a Comment