Futboll La Liga Sport

E ARDHMJA E GRIEZMANN TEK BARCELONA/ Bartomeu i “trullos” të gjithë: Në funksion të sezonit të ri, ne jemi…

Presidenti i Barcelonës, Josep Maria Bartomeu, ka folur në lidhje me nënshkrimin e mundshëm të sulmuesit të Atletico Madrid, Antoine Griezmann.

Duke folur për “Rac1”, kreu i klubit blaugrana u shpreh shkurt e prerë: “Nuk ka asgjë të vërtetë”!

Bartomeu ka mohuar se po përpiqen si klub për të siguruar shërbimet e yllit francez: “Ne e kemi thënë gjithmonë, nuk kemi biseduar me të. Nuk ka asgjë të re në këtë drejtim, as këto ditë. Në funksion të sezonit të ardhshëm, ne jemi duke bërë një menaxhim të ngadaltë dhe të sigurt të situatave në merkato”.

Griezmann ka klauzolë me vlerë 125 milionë eurove dhe prej kohësh në media po përflitet që sezonin e ri do të luajë në sulm me Lionel Messin dhe Luis Suarezin.

Related posts

Legjenda e futbollit Ronaldinjo do martohet me dy gra në të njëjtën kohë

Sadik.Autor

(VIDEO) U transferua tek Barça, por ja 10 golat e Coutinhos që do të kujtohen me mall nga ‘Redsat’

Q.Autor

VIDEO/ Sampdoria ‘befason’ Romën, Quagliarella shënon nga penalltia

Q.Autor

Leave a Comment