Futboll Seria A Sport

CR7 NUK NJEH LIMITE/ Ronaldo “prish” festat me stërvitjen speciale (VIDEO)

Cristiano Ronaldo është padyshim një futbollist i ndërtuar përmes punës. Luzitani ka treguar shpesh se pavarësisht talentit të pakët, puna në fushë dhe palestër mund të jap frytet e duhura.

E në fakt, statistikat e tij janë të frikshme. Fitimi i 5 “Topave të Artë” me dy skuadra, Manchester United dhe Real Madrid është një tregues. Ndërkohë që edhe pse në periudhë pushimesh, sulmuesi 34-vjeçar nuk ndalet së stërvituri.

Dhe këtë e bën në mënyrë tepër origjinale, diçka të cilën e tregon edhe në këtë video të shpërndarë në rrjetet sociale. Ronaldo shihet në një pishinë të mbyllur, e cekët por me shumë mund për ta “çarë” me vrap.

Stërvitje kjo mjaft speciale kjo dhe një shembull i mirë për të rinjtë që duan që një ditë të kapin majat në fushë.

Related posts

Marcelo Brozovic sherr në Kroaci, kërcënon fotografin

Sadik.Autor

Alvaro Morata është gati të rikthehet në Serie A

Sadik.Autor

Inter ka gjetur trajnerin për sezonin e ardhshëm

Sadik.Autor

Leave a Comment