Ekskluzive Futboll Gossip Sport

E ARDHMJA E PASIGURTË TEK INTER/ Icardi dhe Wanda Nara shijojnë pushimet në Japoni (FOTO)

Me të ardhmen ende të pasigurtë tek Inter dhe një merkato që e vendos atë në qendër të një mijë zërave, Mauro Icardi gjen edhe një herë mënyrën për të folur për veten, edhe tani që ai është duke zbavitur dhe shijon pushimet larg Italisë.

Është në Japoni me Wanda Naran, një shëtitje në rrugët e Tokios, gjithmonë gjen kohë për disa poza pikante duke i postuar në rrjetet sociale.

Sigurisht një çift që nuk shkon pa u vënë re dhe që përfundon përsëri në vorbullën e thashethemeve. Numri më i fundit i ‘Novella 2000’ godet me një fotografi të Icardit në kopertinë, duke përshëndetur një grua, jo Wanda Narën, jashtë restorantit argjentinas në ‘El Porteno Arena’ të Milanos. Një pozë e vjedhur që krijon mister: kush është vajza? Dhe ku është Wanda? Fotoja do të ishte marrë para se të nisej për në Japoni, nga e cila çifti i përgjigjen thashethemeve me fakte: Mauro ka botuar një seri postesh në të cilat të dy janë duke u përqafuar, të lumtur dhe të qeshur.

Related posts

VERË PËRVËLUESE PËR JUVENTUS/ Mund të zbresin në fushë çdo 3 ditë. Ja kalendari i mundshëm

Delo.autor

STRAKOSHA-ETRIT BERISHA/ Rivaliteti i përjetshëm i miqve shqiptarë në Serie A

Delo.autor

LIVE/ Mbyllet ndeshja Barcelona-Osasuna në “Camp Nou”. Rezultati 1-2

Delo.autor

Leave a Comment