Futboll Seria A Sport

MAMAJA E TALENTIT FRANCEZ THOTË “PO”/ Adrien Rabiot arrin akordin me Juventus, ja përfitimet

Adrien Rabiot do të jetë një futbollist i Juventusit duke filluar që nga java e ardhshme. Gjithçka është mbyllur me sukses pas “po” më të rëndësishëm, atij të mamasë së futbollistit, e cila është njëkohësisht edhe menaxherja e tij.

Veronik Rabio është ajo që menaxhon çdo aspekt të jetës së futbollistit të talentuar francez dhe që i ka lejuar edhe ta teprojë paksa me sjelljet apo kërkesat e tij. Megjithatë, talenti i padiskutueshëm bëri që futbollistin ta ndiqte e gjithë Europa, edhe për faktin se pas pak ditësh do të jetë një lojtar i lirë dhe nuk do të ketë asnjë lloj detyrimi ndaj PSG-së.

Në fillim, bardhezinjtë ishin frikësuar dhe ishin tërhequr kur kishin mësuar kërkesën e lojtarit, për një rrogë prej më shumë se 10 milionë eurosh në vit. Por dje negociata janë rihapur dhe Juventusi i ka bërë të qartë maksimumin ku mund të arrinte, me 7 milionë euro në vit dhe bonuse të ndryshme të lidhura me arritjet personale e të klubit.

Kjo ka bindur Rabio, por edhe mamanë e tij që në fund të fundit është ajo e cila merr vendimet në familje dhe parimisht ka një akord mes palëve për firmën dhe prezantimin e tij në javën e ardhshme.

Related posts

Dështim i madh në merkaton te Liverpooli

Sadik.Autor

SKADON AFATI I LICENSIMEVE NË EUROPË/ FSHF merr vendimin, ja 3 klubet në ankth

Delo.autor

HUMBJA NDAJ EVERTONIT ME “POKER”/ Legjenda e United shpërthen: Janë të neveritshëm, kishte të drejtë…

Delo.autor

Leave a Comment