Futboll Premier League Sport

E BUJSHME NGA ANGLIA/ Bayern Munchen do në formë huazimi Gareth Bale, ja përfitimet

Gareth Bale është bërë një person i padëshiruar në kampin madrilen dhe largimi i tij është i paevitueshëm.

Destinacioni i ardhshëm i uellsianit mund të jetë Gjermania, për shkak se për të interesohet Bayern Munchen.

Sipas asaj që shkruan “The Sun”, bavarezët kanë shfaqur interes për 29-vjeçarin dhe e shohin atë si zëvendësuesin ideal të Arjen Roben.

Gjermanët janë dakord me lojtarin i cili fiton 350 mijë euro në javë me madrilenët, dhe kanë ofruar huazim me të drejtën e blerjes pas një viti për sulmuesin.

Kjo do të ishte një mundësi shumë e mirë për Bale, i cili në Spanjë përveç simpatisë së trajnerit ka humbur edhe simpatinë e tifozëve.

Related posts

Formacionet zyrtare: Cagliari – Juventus

Q.Autor

NGA VËSHTIRËSITË TEK TITULLI/ Hoti: Tani jam gati për Tiranën, ndryshimi i ambientit bëri…

Delo.autor

I THEU REKORDIN/ Maradona ka një mesazh special për Dris Mertens (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment