Futboll Sport

FRANCË-ZVICËR/ Lippi i thur elozhe trajnerit Deschamps: Ishte ura ime lidhëse

Kur i kërkuam takim, hezitoi. Më pas i sqaruam se do të flisnim vetëm për Didie Deshampin dhe menjëherë u tregua i gatshëm të jepte këtë intervistë për “Le Parisien” duke paraprirë sfidën e sotme Francë–Zvicër.

E cilësoni veten si udhëheqësi shpirtëror i Deshampit?

Në karrierën time kam stërvitur të paktën 60 lojtarë që sot janë bërë trajnerë. Mes tyre është Didi, por edhe Paulo Soza, Antonio Konte e shumë të tjerë. Deshamp, për shembull, ishte një vëzhgues i mirë, mbante shënime e bënte shumë pyetje, por thelbi i secilit është cilësia si njeri. Forca e karakterit të dhuron suksesin.

Si do ta përshkruanit?

Nuk ishte thjesht lojtar, por një trajner në fushë. Mjaftonte ta shihja dhe e kuptoja se çfarë duhej bërë. Mbaj mend një herë u ngrita për të korrigjuar një lojtar, por m’u desh të ulesha menjëherë sepse Deshamp kishte korrigjuar gjithçka. Çdo trajner ka nevojë për një urë lidhëse me skuadrën në fushë dhe ai ishte ura ime.

Si do ta përkufizonit stilin e Deshampit?

Me dy fjalë: bashkëpunim dhe ekuilibër. Dëshira e lojtarëve për të luajtur çdo ndeshje është më pak e rëndësishme se objektivi ekipor. Sa për ekuilibrin, mjaftoni të shikoni se si mbron Franca. Didie e di mirë se si arrihet suksesi e aq më tepër që asgjë nuk vjen rastësisht.

Zagallo, Bekenbauer e Deshamp janë të vetmit që kanë fituar Kupën e Botës si lojtarë e më pas si trajnerë. Cili mund të quhet më i forti?

Nuk mund të krahasohen tri epoka të ndryshme. Çdo brezni ka përfaqësuesit e saj dhe Deshamp është më i miri i brezit të tij. Jam krenar për të.

Përse nuk po e shohim ende Francën që pamë në “Rusi 2018”?

Prit pak, prit! Franca ofron spektakël në shumicën e ndeshjeve dhe ato të rëndësishmet nuk i gabon. Ka pasur ekipe në Kupa Bote e nëpër Europianë që kanë luajtur më mirë se kushdo, por kanë dalë duarbosh. Bukuria e vërtetë është trofeu që ngrihet në fund.

E kuptoni kur thotë se e ka më të lehtë të stërvitë Francën sesa një ekip klubi?

Patjetër që e kuptoj. Në një klub, sidomos nëse është i madh, luan çdo tri ditë dhe mendon vetëm për atë. Si puna e centrifugës së lavatriçes që veç rrotullohet. Kur drejton kombëtaren, ke më tepër kohë për t’u menduar dhe kjo rehati nuk ka të krahasuar me asgjë. Pastaj mos harroni se çfarë prestigji është të përfaqësosh atdheun.

Related posts

KATALANASIT NË KAOS/ Barcelona rrezikon të humbë telanetin për faj të Valverdes

Isa.Autor

RONALDO APO MESSI, KUSH ËSHTË MË I FORTI? Allegri: Për mua më i FORTI i të gjitha kohërave është…

Delo.autor

Liga e Europës, Kroacia mposht 3-0 Shqipërinë, ndërlikohen pozitat e kuqezinjve

Sadik.Autor

Leave a Comment