Futboll Sport

E BUJSHME NGA ANGLIA/ Zbulohet arsyeja e vërtetë pse Karius refuzoi finalen e Championsit (FOTO)

Në vitin 2018 u bë protagonist i finales së Ligës së Kampionëve, pasi dy gabime të rënda të tij, i kushtuan trofeun Liverpoolit, ndërsa një vit më vonë, Loris Karius ka refuzuar të udhëtojë për të ndjekur finalen mes “The Reds” dhe Tottenhamit, nesër në mbrëmje në Madrid.

Portieri gjerman u huazua nga Liverpoolit për dy sezone te Besiktasi dhe në përfundim të vitit të parë, mori ftesë për t’u bashkuar me skuadrën në Madrid dhe për të ndjekur nga afër finalen ndaj Tottenhamit, por Karius refuzoi.

Sipas mediave angleze, gjermani refuzoi finalen e Madridit, pasi ka nisur pushimet dhe tashmë është në ishujt grekë me të fejuarën e tij, Sohpia Thomalla. “The Sun” publikoi foto të çiftit, që dukeshin shumë të lumtur dhe të relaksuar në plazhet greke.

Related posts

STATISTIKA/ Rikthehet “Pazza Inter”, zikaltërit janë të parët në këtë sezon të Serisë A për…

Delo.autor

TRAGJEDIA NË FAMILJE/ Flet shoku i ngushtë i partneres së CR7: Georgina thoshte gjithmonë…

F.autor

(VIDEO) Manchester United ‘përmbys’ Leicesterin, Mata shënon supergol

Q.Autor

Leave a Comment