Futboll Seria A Sport

E BUJSHME NGA ITALIA/ Milan hidhet në sulm për lojtarin e “Los Blancos”…

Prej kohësh Milani është në kërkim të një mesfushori dhe mesa duket drejtuesit kuqezi e kanë gjetur atë në Spanjë.

Bëhet fjalë për Dani Sebajos, lojtar i kombëtares spanjolle që luan tek Real Madridi. Sipas asaj që shkruan “La gazzeta dello sport”, Paolo Maldini dhe Zvonimir Boban janë nisur drejt Madridit për të folur me drejtuesit madrilen.

Cmimi i 22-vjeçarit është 50 milionë euro, shumë kjo e cila konsiderohet shumë e lartë nga drejtuesit kuqezi, dhe do të provojnë ta ulin këtë shumë. Edhe dëshira e lojtarit është që të largohet nga “rojiblankos” për shkak se aty nuk ka hapësrira.zidan sebajos

Maldini dhe Boban po punojnë për të afruar sa më shumë talente në skuadër dhe mesfushori spanjoll do të ishte një zgjedhje e duhur. Kjo lëvizje do të ishte shumë e mirë edhe për lojtarin për të gjetur hapësira, duke ditur që tek Reali do të afrohet edhe një mesfushor tjetër. Për Sebajos interesohet gjithashu edhe Juventusi , Interi , dhe Napoli , por Milani ka hedhur hapa para për të marrë shërbimet e tij.

Related posts

LËSHON DEKLARATËN E ASHPËR/ Laporta paralajmëron: Nëse nuk zgjidhem unë president, Messi do të…

Delo.autor

Lamtumira prekëse e Ronaldos nga Reali: U kërkoj tifozëve të më kuptojnë

Isa.Autor

Madzukic, i çmendur pas Allegri-t: Është mes më të mirëve në Europë

Q.Autor

Leave a Comment