Futboll La Liga Sport

E BUJSHME NGA SPANJA/ Mundësi e artë për mesfushorin e Shpresave, mund të punojë me legjendën e Barcelonës

Një nga afrimet e reja në ekipin kombëtar të Shpresave, ishte mesfushori i talentuar Kleandro Lleshi që aktivizohet në Spanjë me ekipin e Leganes b, por që stërvitet në mënyrë të vazhdueshme me ekipin e parë. Mesfushori kuqezi që këtë sezon u trajnua nga trajneri Çema Riko, këtë sezon mund të ketë mundësinë të punojë me një legjendë të futbollit spanjoll.

Mediat spanjolle raportojnë se drejtimin e Leganes B, mund ta marrë ish-portieri i Barcelonës dhe Spanjës, Viktor Valdes. Legjenda e futbollit spanjoll që ka fituar gjithçka me fanellën blaugrana ka si objektiv primar të furnizojë me futbollistë ekipin e parë të Leganesit.

Puna e paraardhësit të tij Riko, që së fundmi ka dhënë dorëheqjen është vlerësuar disi në Spanjë pasi nga Leganes B janë disa futbollistë që stërviten me ekipin që militon në La Liga. Aviles, Kleandro Lleshi, Jaguar dhe David Tejero janë lojtarët që kanë spikatur më shumë te Leganes B dhe sezonin që vjen, pritet të debutojnë edhe në La Liga.

Lleshi ishte pjesë e Shpresave në ndeshjet e fundit të Shqipërisë U21, ku në Turqi luajti për disa minuta ndërkohë që u aktivizua titullar në miqësoren ndaj Uellsit, aty ku mbeti i dëmtuar dhe u detyrua të largohej që në pjesën e parë.

Related posts

Rekordi absolut, 6 autogola në “Rusi 2018”

Sadik.Autor

FORMACIONET ZYRTARE/ Suarez & Co përballë aziatikëve, mësoni rreshtimet në Uruguaj-Kore e Jugut

F.autor

BAJERNI I MYNIHUT E PRET/ PSG heq dorë nga sulmuesi i Barcelonës

F.autor

Leave a Comment