Futboll Kategoria Superiore Sport

“USHTAR I BINDUR”/ Zbulohen prapaskenat me trajnerin e ri të Partizanit

Pas dy javë kërkimesh, Partizani e ka gjetur pasuesin e Skënder Gegës dhe në krye të pankinës do të jetë italiani Franko Lerda, i cili pritet të prezantohet të hënën. Drejtimi i është besuar ishsulmuesit dhe trajnerit të Torinos, i cili në karrierën e tij në përgjithësi ka drejtuar ekipe të nivelit modest.

franko lerda

Nga pista “Zdenek Zeman”, të kuqtë përfunduan te 51- vjeçari italian. Arsyet përse Partizani përfundoi te Lerda janë disa, por klubi ka dalë i fituar financiarisht.

Fillimisht u përfol se Partizani ishte i gatshëm të bënte “çmenduria” për trajnerin, pasi e tillë ishte edhe rroga e Zemanit, por e mbyllën me Franko Lerdën, që do të përfitojë sa paraardhësi i tij, Skënder Gega, 5 mijë euro në muaj. Pakti mes italianit dhe drejtuesve të kuq u vendos të enjten në darkë.

Lerda

Përveç rrogës së pranueshme, ajo që u ka shkuar për shtat të kuqve është se ai nuk ka ngulmuar të sjellë me vete staf teknik apo lojtarë, që shpeshherë trajnerët i kanë si kushte. Pa dyshim, kjo ka qenë një nga arsyet kryesore që Lerda po merr drejtimin, pasi ka pranuar kushtet dhe filozofinë e klubit.

Lerda6

Misioni i tij do të jetë vetëm përgatitja teknike e skuadrës, ndërsa menaxhimi dhe merkatoja ka mbetur kompetencë e drejtuesve. Duke ditur se prej një viti është pa punë dhe për herë të fundit ka drejtuar në Serinë C, pjesëmarrja në Champions e ka joshur Lerdën, të cilit i jepet shansi të pasurojë CVnë. Kontrata me të kuqtë do të jetë 1-vjeçare, por termat dhe bonuset mund të ndryshojnë rrugës, kjo në varësi të ecurisë me të kuqtë.

Related posts

MUNGESA E TRASPARENCËS PËR LEKËT E GRUMBULLUAR/ Andi Lila: Prisni se duhet të jemi të saktë në…

Delo.autor

BARÇA LUAN SEZONIN/ Setien stolin ndaj Napolit. Chelsea shpreson në mrekulli ndaj Bayern

Delo.autor

TIRANA ISHTE NË AVANTAZH/ Por “goditej” fitorja e Bylisit, si u parashikua mrekullia ballshiote nga bastet

Delo.autor

Leave a Comment