Futboll Sport

E BUJSHME/ Tifozët zgjedhin fituesin e “Topit të Artë”, ka befasi të mëdha

Tifozët e futbollit kanë zgjedhur Lionel Messin si fitues të “Topit të Artë” për këtë sezon.

Pavarësisht se Barcelona dështoi në Kupë dhe Champions, argjentinasi ka qenë mbresëlënës dhe ka kaluar sërish shifrën e 50 golave në sezon.

Rivali i vetëm i Lionel Messit, pritet të jetë Virgil van Dijk, që me Liverpool ka fituar Champions Leaguen duke zhvilluar një sezon fantastik.

Por, për lexuesit e ‘SportBilbe’, “Topin e Artë” e meriton Lionel Messi i cili në një sondazh të zhvilluar së fundmi ka marrë mbështetjen e shumicës prej tyre.

Nga mbi 34 mijë vota argjentinasi ka marrë 54% të votave duke u pozicionuar i pari, ndërsa i dyti renditet Virgil van Dijk me 40% të votave.

Sadio Mene pozicionohet në vendin e tretë së bashku me Salah duke marrë respektivisht nga 3% të votave.

Ajo që bie në sy në listë nuk ekziston fare Cristiano Ronaldo i cili dështoi njësoj si Messi në Champions League por arriti të fitojë “Scudetton” me Juventusin.

Related posts

Liverpooli po e transferon yllin që e duan shumë skuadra në Angli

Sadik.Autor

ËSHTË ZYRTARE/ Barcelona i ndërpret kontratën futbollistit shqiptar. Shkak bëhet…

Delo.autor

NBA/ Cleveland dhe Oklahoma ‘diktat’ në Konferencat përkatëse, Miami mposht Golden State

F.autor

Leave a Comment