Futboll La Liga Sport

Thiago Motta: Trajnimi te Barcelona ishte një luftë e vërtetë…

Thiago Motta dha një intervistë për “La Gazzetta dello Sport” dhe në të kujtoi kohën e tij te Barcelona. Nga fillimet e tij në “La Masía”, me Barcelonën B, në fillim të vitit 2000, deri në trajnim me ekipin e parë katalanas: “Në trajnim u ndesha me një situatë me të vërtetë të vështirë, sidomos në raport me Leo Messin dhe babain e tij.

Ata më thanë se ndërhyja shumë fort. Realiteti është se kjo ishte e vetmja mënyrë për ta ndaluar Messin. Trajnimi me Barçën? Aty ishte një luftë e vërtetë për çdo top. Mezi orientohesha, sepse të gjithë shokët më kërkonin në të njëjtën kohë: Pasomë mua, pasomë mua!

Në një moment e humba durimin dhe reagova ashpër ndaj Puyol, kur më kërkoi të bëja të njëjtën gjë. Pas këtij momenti filluan të më respektonin pak më shumë. Rregullat e Van Gaalit? Ishin më të vështirat. Ai ishte viti, kur Iniesta u bë pjesë e ekipit të parë. Andres ishte një fenomen, edhe pse 14 vjeç. Nuk kishte frikë nga askush.

Transferimi tek Interi? Unë do të nënshkruaja për Romën, sepse më ofroi më shumë. Ndërhyri Mourinho, i cili ishte trajner i Interit. Ai më thirri për të më pyetur nëse isha gati për luftë. Ma ndryshoi mendjen, sepse Mourinho ishte dikushi që mund të të motivonte më mirë se askush tjetër”.

Related posts

E BUJSHME NGA GJERMANIA/ Bayern Munich kthenë mbrapsht tek “Zikaltërit” mesfushorin…

Delo.autor

“NGA AJO QË DI…”/ Trajneri i Hungarisë zbulon goditjen e fshehur të Chelsea në janar

Delo.autor

U AFRUA ME BUJË NË “CAMP NOU” /Pjanic: Nuk jam i kënaqur vetëm me të qenurit tek Barcelona, por…

Delo.autor

Leave a Comment