Futboll Seria A Sport

ENDE PA U BËRË PREZANTIMI TEK JUVENTUS/ Ja dy kërkesat e Sarrit për merkaton e verës

Ende pa e bërë prezantimin e tij, media italiane jep detaje se Mauricio Sarri ka pranuar Juventusin, por ndërkohë ka bërë vetëm dy kërkesa për merkaton e kësaj vere.

Sarri

Duke parë se në repartin e sulmit cilësia është me tonelata, ndonëse një si Mauro Ikardi do ta mirëpriste krahëhapur, duke mos harruar se Gonzalo Higuain mbetet një futbollist në pronësi të Juventusit, trajneri i ri bardhezi ka bërë dy kërkesa specifike: një mesfushor dhe një qendërmbrojtës.

Pogba përshëndet – Dhe si për ironi të fatit, zyrtarizimi i djeshëm i Sarri në stolin e “Zonjës së Vjetër” përkoi edhe me deklaratën e lamtumirës së Pol Pogbasë nga Mançester Junajtid.

BUFON DHE POGBA

“Pas këtij sezoni dhe gjithçka ndodhi mes tij, mendoj se për mua ka ardhur koha që të provoj një eksperiencë tjetër, një sfidë të re, – komenton Pol Pogba nga Japonia, ku po kryen një fushatë publicitare. – Kam luajtur në Mançester për tri vite dhe kam bërë paraqitje shumë të mira, ndonëse edhe momentet e shëmtuara që mund të përjetojnë të gjithë, nuk munguan. Ndaj, brenda meje ndiej se ka ardhur koha për të ndryshuar ambient”, u shpreh mesfushori francez, për të cilin Junajtid ka vendosur të kërkojë 150 milionë euro.

Raiola Nedved

Por ndoshta lidhur me këtë lajm, jo vetëm Sarri u zyrtarizua, por edhe Mino Raiola, menaxheri i Pol Pogbasë, u fotografua me Pavel Nedvedin në një jaht, në Montekarlo.

Raiola kujtojmë se ka qenë menaxheri i “arushës çeke” në kohën kur ai ishte futbollist dhe mbulon ende shërbimet e zëvendëspresidentit të Juves, prandaj miqësia që ekziston prej kohësh mund të lehtësojë marrëveshjen për rikthimin, duke qenë se në orët e fundit, bardhezinjtë i kanë ofruar Junajtid që të fusin në këtë tratativë edhe kartonin e Kanselos ose të Duglas Kostës.

de ligt

De Ligt- Por Nedved nuk do vetëmPogbanë në Torino, por edhe klientin tjetër të Raiolës, qendërmbrojtësin e Ajaksit, Mathijs De Ligt. Holandezi 19-vjeçar duket se është ftohur me Barcelonën, prandaj Juventusi rikthehet bindshëm në garë, duke qenë gati që të ofrojë jo vetëm 75 milionë euro për kartonin e tij, por edhe një bonus prej 10-12 milionësh menaxherit.

Related posts

E BUJSHME/ Zbulohen prapaskenat e rinovimit të trajnerit Brdariç me Vllazninë, ka dilema të mëdha për…

Delo.autor

EPOKA “PREZIOSI” DREJT FUNDIT/ 19 trajnerë të ndryshuar te Genoa, vetëm njëri zgjati më shumë

Delo.autor

Parashikimet- Skedina/ Këto janë ndeshjet që do ju bëjnë të pasur sot

Q.Autor

Leave a Comment