Futboll Seria A Sport

ËSHTË ZYRTARE/ Milan dhe Inter vendosin të ndërtohet “San Siro” i ri

Tashmë gjithçka është zyrtare. Milani dhe Interi kanë vendosur që stadiumi “San Siro” do të shkatërrohet dhe do të ndërtohet një i ri.

Njoftimin e bëri vetë presidenti i Milanit, Paolo Skaroni: “Le të bëjmë një ‘San Siro’ të ri, pranë të vjetrit, në të njëjtën zonë. I vjetri do të prishet, dhe do të ketë vend për ndërtime të reja”.

Në të njëjtën linjë, ishte edhe administratori i deleguar i Interit, Alesantro Antonelo, i cili pas fjalëve të presidentit të Interit, deklaroi shkurtimisht: “Absolutisht, do ta bëjmë bashkë stadiumin e ri”.

Të dy palët, nga Milani dhe nga Interi, i bënë këto deklarata në Lozanë, teksa qyteti i Milanos kandidon për t’u shpallur fitues, si pritës i Lojërave Olimpike Dimërore në vitin 2026.

Related posts

Milan “Made in China”, vjen marrëveshja që nuk e kishit menduar

Sadik.Autor

STRAKOSHA HEROI I MOMENTIT TEK LAZIO/ Shikoni pritjet spektakolare të shqiptarit ndaj Udineses (VIDEO)

Delo.autor

DO TË LARGOHET NGA LIVERPOOL NË FUND TË SEZONIT/ Mesfushorin e kërkojnë katër klube të Premier, ja emrat

Delo.autor

Leave a Comment