Futboll Seria A Sport

ËSHTË ZYRTARE/ UEFA merr vendim në lidhje me Milanin, ja lëvizja e fundit për “Kuqezinjtë”

Ashtu siç pritej, ka ardhur edhe komunikata nga UEFA për Milanin, në lidhje me shkeljet e Fair Play Financiar.

UEFA ka vendosur që të pezullojë të gjitha procedurat ndaj Milanit, duke pritur deri sa CAS të marrë një vendim pas apelit të vitit të kaluar.

“UEFA ka vendosur të pezullojë të gjitha procedurat ndaj AC Milan, deri në një vendim nga CAS në lidhje me apelimin e bërë nga Milani” – shprehet organizmi më i lartë europian i futbollit.

Kjo do të thotë, se për sezonin e ri, Milani me shumë gjasa do të jetë pjesë e grupeve në Europa League. Nëse CAS merr kohë për të publikuar vendimin për apelimin e bërë nga Milani, atëherë kuqezinjtë do të vazhdojnë rrugën e tyre, në Europa League. Nëse për ta vjen një vendim negativ, deri para nisjes së këtij kompeticioni, Milani do përjashtohej dhe vendi do i kalonte Torinos.

Related posts

ËSHTË NË KËRKIM TË NJË SULMUESI/ Manchester United hedh “grepat” për yllin holandez…

Delo.autor

LEGJENDA E PËRBASHKËT/ MILANI dhe TORINO në ZI para ndeshjes, një minutë heshtje për…

Isa.Autor

NGA KANADAJA TEK LA MANSIA/ Kush është 15 vjeçari që Rumania ka grumbulluar, mund të vendosë rekordin historik (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment