Futboll Kosova Sport

SFIDA KUALIFIKUESE ME MALIN E ZI/ Trajneri i “Dardanëve” Ujkani: S’i kemi problem mungesat, e përballojmë me sukses Malin e Zi

Kombëtarja e Kosovës ka zhvilluar seancën e fundit stërvitore para nisjes për në Podgoricë.

Edhe në stërvitjen e sotme “Dardanët” punuan me intensitet të madh dhe me përkushtim.

Trajneri Bernard Challandes punoi edhe në detaje për skemat e tij, me të cilat synon që të marrë rezultatin pozitiv, të premten, kundër Malit të Zi.

Atmosfera është jashtëzakonisht e mirë dhe të gjithë janë optimistë se në këto dy transferta, fillimisht në Mal të Zi dhe më pas në Bullgari, do të nxjerrin rezultate pozitive.

Pas stërvitjes, në konferencën për mediat u paraqit portieri Samir Ujkani.

“Do të jenë dy ndeshje shumë të rëndësishme për ne. Ndeshja kundër Malit të Zi është një ndeshje e madhe dhe e vështirë, por ne jemi përgatitur mirë dhe kemi punuar shumë. Atmosfera është e mirë dhe jemi në rrugë të mbarë. Mbetet që të premten ta tregojmë veten dhe të nxjerrim rezultat pozitiv. Të gjithë po punojmë për njëri-tjetrin. Kemi mungesa të rëndësishme, por kanë ardhur djemtë të ri dhe konkurrenca është rritur shumë, ndaj besoj se nuk duhet të jetë problem për ne mungesa e disa futbollistëve”, ka theksuar Ujkani.

Related posts

INJORON “PLESHTIN” DHE CR7/ Patrick Kluivert: Ja golashënuesi më i mirë në botë

Delo.autor

FORMACIONI MË I MIRË I DATËLINDJES 1995/ Strakosha zgjidhet përkrah yjeve të botës (FOTO)

Delo.autor

Mbaroi Kupa e Botës/ Ja 6 çastet më të paharrueshme që regjistroi ky Botëror

Isa.Autor

Leave a Comment