Futboll Kategoria Superiore Sport

FINALJA E KUPËS KUKËSI-TIRANA/ Caktohen gjyqtarët nga FIFA për këtë duel, ja kush gjykon

Tirana-Kukësi, ose finalja e sivjetshme e Kupës së Shqipërisë, do të gjykohet nga arbitrat më të mirë të Kategorisë Superiore. Ndeshja do të drejtohet nga një gjashtëshe e gjitha FIFA.

Kryesor do të jetë Enea Jorgji, ndërsa asistentët Ridiger Çokaj dhe Rejdi Avdo do të ndihmojnë elbasanasin. Të tre gjyqtarët janë edhe ata që janë dizenjuar nga UEFA për sfidën Ishujt Faroe-Spanjë, takim ky eliminator për Europianin 2020, që zhvillohet më 7 qershor. Veç treshes së mësipërme, gjyqtar i katërt do të jetë Denis Rexha, ndërsa gjyqtarët e linjës janë Eldorian Hamiti dhe Juxhin Xhaja.

Të gjashtë gjyqtarët janë më të vlerësuarit e sezonit futbollistik që sapo u mbyll dhe në toplistën e kryesorëve dhe asistentëve. Finalja e Kupës është sfida e fundit e sezonit 2018-2019.

Related posts

DEKLARATA E BUJSHME/ Guardiola: Ja çfarë do të ndodhë me Cityn në merkaton e janarit

Delo.autor

Spanja në modë/ Një tjetër shqiptar drejt La Ligës

Sadik.Autor

TJETËR TRIUMF NË CHAMPIONS/ Vllaznia për femra pranë kualifikimit historik

Delo.autor

Leave a Comment