Futboll Seria A Sport

“REVOLUCION NGA “RRËNJËT” NË VERË/ Javë vendimtare për të ardhmen e Milanit, ja situata

Java që nis nesër do të jetë thelbësore për të ardhmen e Milanit. Vendimi i parë do të jetë ai i Paolo Maldinit, i cili me shumë gjasa do të jetë drejtori teknik. Përveç legjendës, në klub rikthehet Alesandro Kostakurta që do të punojë në krah të kapitenit.

maldini gazidhis

Për t’u përcaktuar vendi i Anxhelo Karbones i cili përflitet se do të jetë drejtori i ri sportiv, teksa ndryshimi do të përfshijë edhe Mauricio Ganz, me ishsulmuesin të cilit do t’i besohet pankina e femrave të Milanit. Të gjitha kushtet e Maldinit mësohet ta kenë marrë miratimin e fondit “Elliott” që nuk ka vënë asnjë pengesë në kërkesat e 50-vjeçarit.

TRAJNERËT – Pas zyrtarizimit të Maldinit, do të jetë radha e trajnerit. Audicionet kuqezi kanë nxjerrë dy finalistë, të cilët janë Simone Inzagi dhe Marko Xhampaolo. I pari nuk është shkëputur ende nga Lacio me të cilin ka edhe një vit kontratë, teksa i dyti dje e ka zyrtarizuar “divorcin” me Sampdorian. Xhampaolo me shumë gjasa do të jetë i përzgjedhur, sepse edhe vetë Maldini e ka kontaktuar disa herë javën e kaluar. Përveç stolit, Milani do të prezantojë së shpejti edhe blerjen e parë për merkaton e verës. Stefano Sensi nëpërmjet një postimi në rrjetin “Instagram” i ka thënë lamtumirë Sasuolos, teksa destinacioni i ri me shumë gjasa do të ketë ngjyra kuqezi, siç është përfolur shpesh kohët e fundit. UEFA – Teksa ndryshimet në organigrama janë ato të sipërpërmendura, nesër Milani do të mësojë edhe vendimin e UEFA-s për shkeljet në bilanc. Nga 2014-ta e deri më sot (përfshirë dhe sezonin e sapombyllur), arkat e “Djallit” shënojnë 280 milionë euro humbje. Në “Casa Milan” shpresojnë në një vendim të vetëm pavarësisht se sezonet nën hetim kanë qenë 2014-17 dhe 2017-18 për një total prej thuajse 200 milionë eurosh të humbura. Pas sanksioneve të dhjetorit, UEFA mund të vijojë me ndonjë masë tjetër shtrënguese (gjobë dhe reduktim organike), por nuk duket i pamundur edhe një përjashtim nga kompeticionet europiane. Në rast se vendoset kjo e fundit, nga klubi kuqezi bëjnë të ditur se nuk do të apelojnë dhe do të heqin dorë nga pjesëmarrja në Ligën e Europës në sezonin 2019-20.

Related posts

Babai i Neymarit u jep fund spekulimeve: E tashmja dhe e ardhmja e birit tim i takojnë PSG-së

Q.Autor

DERBI I KRYEQYTETIT/ Partizani “i gjithi” në sulm, Egbo i beson Tiranës… fituese (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

ORËT VENDIMTARE NË MERKATO/ Konte do digën, Kante e Smolling deri në fund

Delo.autor

Leave a Comment