Futboll Sport

FLET PËR AVENTURËN TEK INTER DHE TË ARDHMEN/ Spalletti rrëfen: Nuk po e mendoj, jam me kujtimin që…

Luçiano Spaleti në dy vitet e fundit, arriti të kualifikonte Interin dy herë radhazi në Ligën e Kampionëve, kualifikim ky që mungonte prej vitesh. Megjithatë, drejtuesit e klubit duket se kërkojnë më shumë dhe vendosën të largonin Spaletin duke ia lënë vendin Kontes.

Megjithëse u largua, Spaleti kishte mbështetjen e tifozëve por mesa duket, edhe vetë trajneri ka kujtime të bukura. Spaleti ka dhënë një intervistë për mediat italiane ku ka folur për aventurën e tij zikaltër dhe të ardhmen.

“E ardhmja? Unë jam i nderuar që kam pasur mundësinë të punoj me Interin dhe është një eksperiencë, kujtimet e së cilës do t’i mbaj fort. Nuk dua të flas në këtë moment për të ardhmen. Interi ishte një klub shumë i mirë, me tifozë fantastikë dhe ku kishte mirëkuptim”, tha mes të tjerash Spaleti.

Related posts

FOTOLAJM/ Ancelotti refuzon Ronaldon, ja reagimi epik i Georgina Rodriguez në rrjetet sociale

F.autor

Pini Zahavi: Neymar nuk mund të luajë kurrë në një ekip me Messi apo Ronaldo

Sadik.Autor

Raiola dëshiron ta largojë Donnarumman nga Milani, ndërsa Reali, PSG dhe Juve kërkojnë shërbimet e tij

Q.Autor

Leave a Comment