Futboll Sport

GARA PËR “TOPIN E ARTË”/ Carrager zgjedh mes Messit dhe Van Dijk fituesin

Ish-mbrojtësi i Liverpoolit, Jamie Carragher, beson se Lionel Messi vazhdon të jetë kandidati kryesor për ta fituar “Topin e Artë 2019”, edhe pse ka presion nga mbrojtësi holandez Virgil van Dijk.

“E pashë se në kompanitë e basteve Van Dijk ka dalë para Messit”, tha Carragher për “Sky Sports”.

“Por të jem i sinqertë, unë mendoj se Messi do ta fitojë. Ky çmim fitohet rrallë herë nga mbrojtësit. Mendoj se Fabio Cannavaro e fitoi falë triumfit në Kupën e Botës më 2006”, shtoi ai.

Carrager beson se Van Dijk është më i miri në pozicionin e tij, por jo mjaftueshëm për ta mposhtur Messin në garën për “Topin e Artë”.

“Duke e fituar Ligën e Kampionëve, ai e ka vulosur veten në nivelin e lartë dhe mendoj se ai është më i miri në pozicionin e tij. Ai e ka dëshmuar veten. Por, për ‘Topin e Artë’, mendoj se Messi e fiton”, theksoi ish-mbrojtësi i Liverpoolit.

Related posts

LIVE/ Kupa e Amerikës: Luhet ndeshja Katar-Argjentinë, rezultati 0-2

Delo.autor

ELIMINIMI NGA CHAMPIONS/ Mediat angleze sulmojnë Guardiolën: Ke dështuar me gjithçka

Delo.autor

E BUJSHME/ Largimi i papritur i Tetovës, del në skenë një tjetër emër për të marrë drejtimin e Egnatias

F.autor

Leave a Comment