Futboll Shqipëri Sport

“LAZIO MË PËRSHTATET SHUMË”/ Muriqi largohet nga Turqia: Dua të luaj për klube të mëdha

Sulmuesi më i ri Lacios Vedat Muriqi u ndal për herë të fundit në Turqi përpara se të nisej drejt Romës me avion. Në një prononcim për mediat vendase në aeroportin “Ataturk” të Stambollit, 26-vjeçari deklaroi se zgjodhi të luante për Lacio pasi i përshtatet stilit të lojës.

Ndërkohë, ai shtoi se ëndrra e tij është të luaj në të ardhmen në një klub të madh europian.

Muriqi do të kryejë vizitat mjekësore dhe do të firmosë si blerja më e re e Lacios.

“Lacio – Stili im i lojës përshtatet me atë të Lacios. Ata luajnë me dy sulmues gjatë shumicës së ndeshjeve të sezonit. Thanë se kanë nevojë për një sulmues të ri si unë. Dhe pranova. Në fillim vjen suksesi i ekipit, pastaj ai individual.

Ëndrra –  Dua të luaj në një skuadër të re. Shpresoj që goli im i parë të jetë shumë i suksseshëm. Dua të luaj në klube të mëdha në vitet e ardhshme. Do të jap më të mirën për Lacion brenda një kohe të shkurtër.

Ish-skuadra e tij Fenerbahçe – Në futboll nuk i dihet asnjëherë se çfarë ndodh. Qëllimi im është të shkoj sa më larg dhe të mos kthehem këtu shpejt”, u shpreh për mediat turke Vedat Muriqi.

Related posts

I LUMTUR PAS FITORES/ Presidenti i PARTIZANIT: Punë e madhe po të fitonte Tirana, Gega ka gati…

Isa.Autor

U “KURORËZUA” NË KUPËN E ITALISË/ Strakosha çon një tjetër kupë në “shtëpi”, festë me familjen (FOTO)

Delo.autor

I PËRGJIGJET PRESIDENTIT TË TIRANËS/ Shkurtaj: Kurrë nuk i jam vetofruar Tiranës, oferta që më bënë…

Delo.autor

Leave a Comment