Futboll Kombëtarja Shqipëri Sport

GOL NË FRYMËN E FUNDIT NË KUALIFIKUESE/ Shqipëria U-21 i merr një barazim dramatik Turqisë

Shqipëria U-21 e mbylli me një barazim ndeshjen e tretë, në grupin 3 kualifikues për Europianin e 21-vjeçarëve, me shifrat 2-2 ndaj Turqisë.

bandicam 2019-06-07 20-37-03-695
Në fushën e turqve, pjesa e parë pa vendasit dominues, që provonin disa herë drejt portës së kuqezinjve, por nuk ia dolën të shënojnë. Rast i mirë ai i Kallakut, që shërbehet nga Xhixha brenda zone, por goditja e mesfushorit të Teutës ndalet.

Në të dytën, sapo nis fraksioni i dytë, është Maloku që me një goditje të saktë me kokë, pas harkimit të Kallakut, çon topin në fundin e rrjetës dhe shtang turqit.

bandicam 2019-06-07 21-22-34-469

Por, vetëm 6 minuta më vonë, në një përgjumje gjatë një goditje këndi, Muldur shënon golin e barazim. Turqit provojnë sërish duke kërkuar golin e përmbysjes, por rastin më të mirë e pati Omeri, që pas një vjedhje të topit nga ana e Xhixhës, nuk shënoi dot me portën bosh.

Përmbysja për turqit erdhi në minutën e 85-të. Dervishogllu përfiton nga një humbje topi e Lleshit, para mbrojtjes, dhe vetëm me portierin Hoxha nuk fal me të djathtën.

Por, asgjë nuk kishte mbaruar. Në sekondat e fundit, nga një goditje këndi, ishte Kallaku që harkoi në zonë, dhe me kokë devijoi topin për në fundin e rrjetës, Bullari, që i dha një pikë të artë ekipit të Bushit.

Pas ndeshjes së tretë në grup, Shpresat kanë vetëm 2 pikë, me 1 humbje dhe 2 barazime.

Related posts

Manchester City dominues në Premier, Championsi zbehu magjinë e Guardiolës

Sadik.Autor

MESFUSHORI HOLANDEZ KËRKOHET NGA REAL/ Van der Vaart: Në qoftë se do isha unë, do të ikja…

Delo.autor

“ÇMENDURI” NË OLIMPICO”/ Juventus mposht Romën përmbysje në frymën e fundit

Delo.autor

Leave a Comment