Futboll Kombëtarja Shqipëri Sport

HYSAJ TREMB STAFIN DHE EDY REJAN/ Ja çfarë ka ndodhi me mbrojtësin gjatë grumbullimit të Kombëtares

Duket se trajneri i ri i Kombëtares  Edi Reja do ta nisë me probleme punën e tij në krye të Shqipërisë.

Kur mendohej se gjithçka po shkonte mirë, Reja po përballet me dëmtimet e vazhdueshme të lojtarëve/ Lista e dëmtimeve është e gjatë ndërsa së fundi i është shtuar edhe mbrojtësi i Napolit, Elseid Hysaj.

Hysaj ka trembur stafin dhe është larguar në mënyrë të befasishme nga grumbullimi duke lënë të kuptohet se vuan nga ndonjë dëmtim.

Por Hysaj është parë të drejtohet drejt Shkodrës, qytetit të tij të lindjes, ndërkohë që duhet parë gjendja e tij para dy ndeshjeve të rëndësishme.

Dëmtim ka edhe për Ledian Memushaj që nuk ia ka dalë të rikuperohet

Mesfushori vlonjat do t’i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale në gju dhe do të marrë kohën e riaftësimit. Edhe ky një mungesë e rëndësishme për Kombëtaren në prag të dy ndeshjeve eliminatore.

Këto dy mungesa i shtohet atyre të Egzon Binakut që nuk do të jetë në këtë grumbullim dhe Marash Kumbullës, i cili ka impenjime me skuadrën e tij Verona dhe do t’i bashkohet ekipit U-21.

 

Related posts

Skënderbeu i përgjigjet akuzave të UEFA-s

Q.Autor

Akuzoi politikën e Kroacisë, zbulohet autori i “letrës së Dalic”

Isa.Autor

“GLADIATORI” NUK IA DEL/ Sylvinho humbet mesfushorin për sfidat e qershorit

F.autor

Leave a Comment