Futboll Seria A Sport

DRITË NË FUND TË TUNELIT/ Juventus mposht me përmbysje Spezian dhe rikthehet tek fitorja

Ka ardhur më në fund fitorja e parë e Juventus-it në këtë sezon të Serisë A.

Skuadra e Massimiliano Allegri-t ka arritur të mundë 3-2 Spezia-n në transfertë dhe të marrë tre pikët.

Siç e tregon dhe rezultati, bardhezinjtë nuk e kanë patur aspak të lehtë të sigurojnë fitoren.

Kean (28′) ka hapur ndeshjen për torinezët, por pesë minuta më mbrapa ka ardhur barazimi i vendasve me një gol të bukur të Gyasi.

Katër minuta pas fillimit të pjesës së dytë Spezia ka përmbysur gjithçka me 19-vjeçarin Antiste.

Kur dukej se Juventud do të merrte një tjetër rezultat zhgënjyes në kampionat kanë ardhur dy golat e Chiesa (66′) dhe De Ligt (72′) që i kanë dhuruar fitoren e shumëpritur Zonjës.

13 minuta para fundit të sfidës është futur në fushë edhe Rey Manaj për vendësit, por ylli shqiptar nuk ka arritur ta ndihmojë skuadrën e tij të shmangë humbjen.

Related posts

Pistë e re për Gjimshitin, tani Balliu e ka një çmim!

Sadik.Autor

ZBULON NJË PRAPASKENË ME YLLIN ALACANTARA/ Ferdinand: Donte të vinte tek Manchester United, por zgjodhën…

Delo.autor

I JEP FUND POLEMIKAVE PËR TË ARDHMEN E TIJ/ Guardiola e bën të qartë: Nuk ka vend më të mirë se…

Delo.autor

Leave a Comment