Futboll Seria A Sport

LUKAKU VENDOS TREGUN ITALIAN NË “ZJARR”/ Ja dy skuadrat e Seria A që përpilojnë ofertën e “çmendur”

Sulmuesi belg është afër largimit nga Manchester United dhe ka qenë prej kohësh në korsin e Interit, me të cilët tashmë është në negociata (në javët e fundit ai është parë gjithashtu në Milano). Por është gjithashtu ai intrigon Napolin, i cili për ta rrëmbyer atë nga “Djajtë e Kuq”, mund të gjejë një aleat… Qeverinë italiane.

Siç shpjegon “La Gazzetta dello Sport”, për operacionin Lukaku nevojiten të paktën 70 milionë euro (një shifër që kurrë nuk është shpenzuar nga De Laurentiis në 15 vite të menaxhimit të tij), por klubi blu do të përfitoj nga “Dekreti i Rritjes”, që do të miratohet nga parlamenti.

Ky dekret i lejon çdo kompanie italiane, sidomos atyre të Jugut të vendit, që punëson të huajë, të paguajë 10% të pagës së tij si taksë qeverisë.

Lukaku kërkon një rrogë neto prej 10 milionë eurosh e cila, duke llogaritur tatimin prej 10 përqind, do të arrijë në 11 milionë bruto: një mundësi shumë joshëse për të kaltërit, të cilët në rast të mbërritjes së sulmuesit belg mund të vendosin të vënë në shitje Arkadiusz Milik. Por edhe e ardhmja e Mertens është e pasigurt.

Napoli dëshiron t’i paguaj 70 milionë eurot e kërkuar nga Manchester United në katër vjet, duke përfituar ndoshta nga të ardhurat dhe nga shitja e disa lojtarëve që janë tashmë në treg si Hysaj, Verdi, Ounas, Inglese dhe Sepe.

Related posts

“PLAS” KEQ/ Man City dështoi të blinte Messin, Mourinho reagon duke u tallur: Ai shkon vetëm tek…

Delo.autor

MIQËSORE MË 7 TETOR/ Federata konfirmon kundërshtarët e kombëtarës shqiptare

Delo.autor

Rodriguez shënon gol ndaj Manchester United

Sadik.Autor

Leave a Comment