Futboll Seria A Sport

INTER ARRIN MARRËVESHJEN/ Talenti mbërrin në Milano për të nënshkruar, ja rroga që përfiton

Interi ‘godet’ në merkato duke transferuar “Pogba-në” e ri.

Mediat italiane raportojnë se palët kanë arritur marrëveshjen për transferimin e 17-vjeçarit të Sochaux, Lucien Agoume, ndërkohë që mungon vetëm zyrtarizimi.

Sipas “Calciomercato”, agjenti i Lucien Agoume ka mbërritur mëngjesin e sotëm në selinë e Interit për të finalizuar lëvizjen e lojtarit.

Operacioni do të mbyllet për 4.5 milionë euro dhe do të ketë disa bonuse të rëndësishme në bazë të ecurisë së lojtarit, që fillimisht do të luajë me ekipin e të rinjve të Inter.

Edhe pse është kaq i ri në moshë, Agoume ka bërë 16 paraqitje me Sochaux në Ligue 2, ku ka tërhequr vëmendjen e shumë klubeve, që i krahasojnë karakteristikat e tij me ato të Paul Pogba.

Related posts

FORMULA 1 E GJUNJËZUAR NGA KORONAVIRUSI/ Në pistën e Spielberg nis sezoni i ri, dy gara me dyer të mbyllura

Delo.autor

“Top 15-ia” e sulmuesve U-23, Cutrone fiton derbin me Martinez

Sadik.Autor

Argjentina e feston eliminimin e Lionel Messit nga Liga e Kampionëve

Sadik.Autor

Leave a Comment