Futboll Seria A Sport

INTER NIS OPERACIONIN “FSHESA”/ Ja 8 lojtarë që janë të padëshirueshëm nga Conte

Mauro Icardi nuk është i vetmi që pritet të largohet nga Interi në merkaton e verës. Sipas “Corriere Dello Sport”, janë edhe 7 futbollistë të tjerë që janë me valixhet gati. Ata nuk bëjnë pjesë në planet e Interit të ri të trajnerit Antonio Conte.

Kështu, lojtarët Keita Balde, Sime Vrsaljko dhe Cedric Soares, që janë te skuadra zikaltër në formë huazimi, nuk do qëndrojnë sezonin tjetër. Ata do të rikthehen te klubet e origjinës.

Ndërkohë që, në merkato do të dalin edhe Joao Mario, Miranda, Dalbert si dhe Borja Valero edhe pse ky i fundit mund të ketë një shans. Do të jetë trajneri Conte ai që do të vendosë për këtë të fundit, në bazë të lojtarëve që do të vijnë në merkaton e verës.

Pra, pritet që pas ndryshimit në stol të nisë një revolucion edhe në formacion te skuadra e Interit.

Related posts

FORMULA 1/ Piloti Perez: Verstappen s’ka pika të dobta, do ta ndihmoj të shpallet kampion

Delo.autor

TËRBOHET PEREZ/ Maradona e thotë “troç”: Trajneri i Real MADRIDIT ikën shpejt

Isa.Autor

BARCELONA SHKËLQEN NË “CAMP NOU”/ “Katalanist” mahniten, Messi vendimtar

Delo.autor

Leave a Comment