Futboll Sport

Interi pranë talentit të madh/ Manchester City dhe Barcelona tentojnë të prishin punë!

Quhet Lucian Agoume por duket se ka bërë për vete të gjithë klubet e mëdha europiane, aq sa tashmë është hapur ankand, edhe pse Interi, skuadra që ka lëvizur e para, ka akord me djaloshin dhe familjen e tij për transferimin në Itali.

Orët e fundit, madje, sipas asaj që shkruan FcInternews.it, Barcelona dhe Manchester City po tentojnë t’ia rrëmbejnë skuadrës zikaltër. Në fakt, Sochaux, ka marrë një ofertë të majme që shkon 5 mln euro, por edhe atë të kampionëve të Anglisë, 6 mln euro.

Interi shkon deri në 4,5 mln euro dhe nuk ka ndër mend që të rrisë ofertën, pasi ka akord me futbollistin e talentuar të Francës U-17.

Madje, po studion një mënyrë që të fusë një bonus në këtë akord, për të rritur kështu ofertën dhe kënaqur palën franceze.

Related posts

PËR HERË TË PARË NË HISTORI/ Një klub futbolli do veshë fanellën e dizejnuar nga një 6-vjeçar (FOTO)

Delo.autor

Neymar: Ka raste që e teproj

Sadik.Autor

Chelsea, konfirmohet “lufta e ftohtë” mes trajnerit Conte dhe drejtoreshës Granovskaia!!!

Q.Autor

Leave a Comment