Futboll Shqipëri Sport

PANUCCI NË HALL/ Probleme për dy lojtarë kuqezi, Grezda merr lajmin e gëzuar nga Skocia

Kombëtarja shqiptare e futbollit ka nisur përgatitjet për sfidën në fundjavë ndaj Skocisë, në “Loro Boriçi”. Një takim ky tepër i rëndësishëm dhe që mbyll Ligën e Kombeve për këtë vit. Kuqezinjtë duhet vetëm të fitojnë dhe të shpresojnë më pas te matematika, ndërsa Christian Panuçi menjëherë duhet të bëjë llogaritë me dy probleme.

Ermir Lenjani dhe Eros Grezda nuk janë stërvitur me pjesën tjetër të ekipit. Mesfushori i Sionit, që në fundjavë dha edhe një asist dhe u aktivizua, ka ndjekur gjithçka jashtë fushës stërvitore në “Tropikal”, ndërsa mesfushori i Rangers, që në fundjavë realizoi dy gola dhe dha asist, nuk punoi me grupin për shkak të hematome në kofshë, ku edhe ka mbajtur akullin.

Sigurisht, prania e dy lojtarëve në fushë, në sfidën ndaj Skocisë, nuk diskutohet, pasi është thjesht një masë parandaluese e stafit mjekësor kuqezi.

Sakaq, për Eros Grezdën lajmi i mirë është përzgjedhja në formacionin e javës në Skoci. Dy gola dhe asisti ndaj Motherëell në sfidën e fundit të kampionatit kanë shërbyer për ta përzgjedhur mes më të mirëve.

Related posts

“ERIKSEN NA KA DËRGUAR MESAZH QË NDIHET MIRË”/ Marotta: Gjesti i kapitenit Kjaer ishte…

Delo.autor

SYNON PËRFORCIME NË VERË/ Solskjaer rikthen yllin që ka veshur 2 herë fanellën e “Djajve të Kuq”…

Delo.autor

Talenti që shkatërroi Luftëtarin, Fakiç tregon pse Skënderbeu e la të lirë

Isa.Autor

Leave a Comment