Futboll Seria A Sport

JUVENTUS-SARRI PRANË MARRËVESHJES/ Paratici takon menaxherin e trajnerit, ja prapaskenat

Pritja është e madhe, por së shpejti duhet të marrë fund. Po flasim për emërimin e trajnerit të ri të Juventusit, që me shumë gjasë do të jetë Maurcio Sarri. Nuk është ende kohë zyrtarizimesh, por akordi është pranë. Ditën e djeshme drejtori Fabio Paratiçi ka pasur një tjetër takim me Fali Ramadanin, ndërmjetës për rikthimin e Sarrit në Itali.

Duket çështje ditësh, por është e paevitueshme që akordi të gjendet dhe gjithçka të zgjidhet me sukses për Maurcio Sarrin që do të jetë pasuesi i Masimiliano Alegrit në stolin e kampionëve të Italisë. Dyshimet janë të pakta, teksa konfirmimet vijnë edhe nga strategjitë e bardhezinjve në merkato.

Rinovimi i fundit te Juvja ka të bëjë me Daniele Ruganin, i cili do të luajë në Torino edhe për pesë vitet e ardhshme, të paktën sipas kontratës së nënshkruar më “Zonjën e Vjetër”. Mbrojtësi është një i besuar për Sarrin, duke qenë se të dy kanë punuar pesë vite më parë tek Empoli, pjesë e të cilit ishte edhe kapiteni i Kombëtares së Shqipërisë, Elseid Hysaj.

MONTE KARLO – Nëse me Juventusin marrëveshja është thuajse e mbyllur, Sarri duhet të gjejë edhe një të tillë për t’u larguar nga Çelsi. Në këto orë planifikohet një takim në Monte Karlo mes drejtoreshës së “bluve”, Marina Granovskaja dhe përfaqësuesit të Sarrit, Fali Ramadani. Klubi londinez nuk do ta pengojë teknikun të vijojë karrierën gjetkë, por më parë duhet gjetur një akord për “divorcin” konsensual.

Edhe Roman Abramoviç ka dhënë miratimin e tij për ta lejuar largimin e trajnerit, ndaj, në këtë aspekt nga principata priten lajme të mira dhe jo thellim problemesh, aq më tepër që për të “ëmbëltuar” afrimin e Sarrit, “Zonja” mund të blejë te Çelsi edhe Emerson Palmierin. Siç thamë, për Sarrin dhe Juven, pritja është e madhe, por së shpejti duhet të marrë fund.

Related posts

RISIA/ AGUERO “harron” derbin, sulmuesi e ka mendjen te FLOKËT (FOTO)

Isa.Autor

I JASHTËZAKONSHËM/ Goditje e befasishme, shihni SUPER GOLIN nga gjysmëfusha të sulmuesit amerikan (VIDEO)

Delo.autor

RASTI LEVANDOVSKI/ Shqetësim te Barcelona, katalanasit do ta ruajnë me…

F.autor

Leave a Comment