Futboll Kategoria Superiore Sport

KËRKOHET NGA GJERMANIA DHE KATARI/ Valdet Rama “shokon” Kukësin, ja vedimi që merr

Valdet Rama ishte goditja më e mirë në cilësi dhe më e madhja në aspektin e imazhit për Kukësin në merkaton e janarit. Dhe pse kishte më shumë se një vit pa luajtur, ai e arriti shpejt formën fizike dhe performoi mjaft mirë te Kukësi ku në pak kohë u bë një prej shtyllat e ekipit.

Duke parë kontratën e tij 6 muaj plus 1 vit, dolën zëra se Rama nuk do të rikthehej më dhe ishte drejt largimit nga Kukësi, por ishte vetë klubi që e përgënjeshtroi dhe mohoi këtë lajm më 18 qershor me një deklaratë në faqen zyrtare në “Facebook”. “Duke iu referuar spekulimeve të medias për largimin e Valdet Ramës nga skuadra jonë, njoftojmë tifozët dhe të gjithë opinionin sportiv se mesfushori është në kontratë me FK Kukësin dhe do i bashkohet ekipit në fundjavë për të zhvilluar fazën përgatitore”.

Mesfushori ofensiv u rikthye te Kukësi ditën e hënë të kësaj jave dhe nisi stërvitjen me ekipin. Ama sa i përket çështjes së qëndrimit, nuk ka asgjë të sigurt. Gazeta mëson nga burime të sigurta SKERDILAID SULOZEQI pranë palëve se klubi i ka bërë ofertë ish-yllit të Kombëtares që të firmosë kontratën e re, por ai ka ngurruar dhe ka theksuar se mbas Kupave të Europës do flasim. Pra, e ka lënë të lirë një mundësi bashkëpunimi ose largimi. Në adresë të 31-vjeçarit kanë ardhur disa oferta mjaft interesante nga Gjermania, Kazakistani e Katari, të cilat mbeten për t’u vlerësuar nga Rama dhe menaxheri i tij.

gJOKA

Trajneri – Ernest Gjoka, para nisjes në Ohër ka folur për “SuperSport”: “Po mundohemi të analizojmë kundërshtarin, tani do e shohim në hollësi dhe të evidentojmë pikat e forta dhe të dobëta që ato kanë. Lojtarët bazë të skuadrës janë duke u rikuperuar. Kemi nevojë për dy afrime në sulm. Po punojmë me qetësi. Nëse i marrim edhe dy të tjerë, atëherë do të jemi edhe më gati. Kampionatin nuk e shtyjmë dot vetëm me Shkurtajn. Ai që vjen, duhet të jetë cilësor”, u shpreh Gjoka për “SuperSport”.

Related posts

RUSI 2018/ Argjentina zbulon listën paraprake të Botërorit

Sadik.Autor

SFIDA NDAJ PARTIZANIT/ Shkodranët publikojnë njoftimin e rëndësishëm, ja thirrja për tifozët kuqeblu

Delo.autor

FYEN RËNDË BALOTELLIN/ Ekipi që lufton për titull në Itali merr dënimin shembullor

Delo.autor

Leave a Comment