Futboll Premier League Sport

BËN GODITJEN E DYTË NË MERKATO/ Chelsea blen për 50 milionë euro yllin e “Los Blancos”…

Chelsea është gati të finalizojë blerjen e Mateo Kovacic nga Reali i Madridit.

Klubi londinez do të derdhë në arkat e madrilenëve plot 50 milionë euro dhe do të marrë shërbimet e mesfushorit kroat, sipas mediave britanike.

Së bashku me Chelsean në garë për mesfushorin ishte edhe Interi, por tashmë çdo gjë duket se ka përfunduar.

Kovacic pritet të hedhë firmën në ditët në vazhdim dhe do të përbëjë blerjen e dytë për londinezët, pas asaj të Christian Pulisic nga Dortmundi.

Kujtojmë që Kovacic ishte i huazuar sezonin që lamë pas te Chelsea dhe londinezët nxituan për këtë lëvizje, pasi merkatoja e tyre do të bllokohet për disa ditë.

Related posts

Kombëtarja e Italisë / Di Biagio fokusohet te Chiesa, Balotelli duhet të presë

Q.Autor

Po shkëlqen tek Liverpool, por Salah nuk është i befasuar me formën e tij

Q.Autor

Dy supersfida të tjera në Superligë, ja kush zbret në fushë ditën e sotme

Isa.Autor

Leave a Comment