Futboll Premier League Sport

KËRKOJNË TË BINDIN YLLIN FRANCEZ TË QENDROJË/ Ja oferta e “çmendur” e “Djajve të Kuq” për Pogba

Manchester United po përgatit një mega-ofertë për Paul Pogba, në një përpjekje të fundit për të bindur “yllin” francez që të qëndrojë në “Old Trafford”.

Pogba sinjalizoi nga Japonia në fundjavë se kishte ardhur momenti për një sfidë të re, me Realin e Madridin dhe Juventusin që janë në garë për të siguruar shërbimet e tij.

“Djajtë e Kuq” mendojnë t’ia rritin pagën nga 290 000 në 500 000 paundë në javë, duke barazuar shumën që përfiton Aleixis Sanchez, aktualisht më i paguari tek United.

Pogba ka edhe dy vite kontratë, por klubi anglez ka opsionin për të rinovuar edhe një vit tjetër.

Real Madridi besohet të ketë bërë një ofertë testuese prej 90 milionë paundësh për kartonin e francezit, por klubi “mernegues” e ka të qartë se duhet të paguajë shumë më tepër për të mbyllur mes sukses operacionin.

Juventusi gjithashtu dëshiron të nënshkruajë me Pogbanë 3 vite pas largimit të tij nga Torino, por bardhezinjtë e kanë të qartë se dëshira e vetë lojtarët është të provojë një eksperiencë të re në Spanjë.

Shefi i United, Ed Woodward, është i bindur për ta mbajtur 26-vjeçarin, sikurse veproi 1 vit më parë, kur bllkoi tranferimin e tij te Barcelona.

Related posts

ZIKALTRIT NË FESTË/ MODRIC tek INTER në JANAR, më shumë se një ide

Isa.Autor

NUK DORËZOHET PËR YLLIN LUKAKU/ Inter bën ofertën e dytë, ja vendimi i “Djajve të Kuq”

Delo.autor

Pastore: Kam lindur për të fituar, Roma vlen mbi gjithçka…

Sadik.Autor

Leave a Comment