Futboll Sport

KILI TREGON “DHËMBËT”/ “Shkatërron” Japoninë në Kupën e Amerikës (VIDEO)

Kili e ka nisur me këmbën e mbarë aventurën në Kupën e Amerikës.

Kampionët në fuqi mposhtën 4-0 përfaqësuesen e Japonisë e cila gjatë gjithë 90 minutave ishte inekzistente në fushë.

Goleada u hap vetëm pak para fundit të pjesës së parë, kur Eric Pulgar (41 ‘) zhbllokoi rezultatin.

45 minutëshi i dytë solli tre gola të tjerë, Edu Vargas (54 ‘), Alexis Sanchez (82’) dhe Edu Vargas (83 ‘) të cilët kompletuan një nga rezultatet më të papritura të këtij kompeticioni.

Kili ndan vendin e parë në grupin C së bashku me Uruguajin që me rezultat të njëjtë mposhtën Ekuadorin.

Related posts

SFIDA NDAJ SPAL NË COPPA ITALIA/ Pirlo merr lajmin e mirë, mposht betejën me COVID-19 mbrojtësi…

Delo.autor

CHAMPIONS/ Dembele-Griezmann ulin në gjunjë mbrojtësat e Juventus, portieri si mace (VIDEO)

Delo.autor

Sot përballje titanësh, përcaktohen dy çerekfinalistet e para në Champions

Q.Autor

Leave a Comment