Futboll Seria A Sport

KLUBI I SERIA A BËHET ME PRONAR TË RI/ Miliarderi italo-amerikan blen aksionet

Për zyrtarizimin duhet të presim ende edhe disa ditë, por tashmë mund të themi me siguri, që pronari i ri i Fiorentinës do të jetë manjati italo-amerikan, Rocco Commisso.

Ky i fundit u takua për më tepër se 3 orë me vëllezërit Diego dhe Andrea Della Valle, në një zyrë në Milano dhe në fund ranë dakord për shitjen e aksioneve te Commiso, për shumën e 180 milionë eurove.

Sipas mediave italiane, klubi pritet të kalojë në duart e miliarderit Commisso brenda pak ditësh, ndërsa më pas pronari i ri do të nisë punën për të rindërtuar klubin, ku pritet të afrojë një sërë njerëzish të tjerë, si dhe një trajner të ri.

Gjithashtu një nga çështjet e para me të cilën do të duhet të përballet Commisso, është ajo e yllit të skuadrës, Federico Chiesa, i cili kërkohet me ngulm nga Interi e Juventusi, ndërsa klubi vjollcë synon ta mbajë akoma në Firence.

Related posts

De Vraj: Nuk mund të luaj ndaj Interit, kam konflikt “interesi”

Sadik.Autor

Wright: Ozil do të luante më mirë te Unitedi

Q.Autor

Kukësi u kualifikua në Champions Leagues, gazetari i njohur përgëzon CUNGUN (FOTO)

Isa.Autor

Leave a Comment