Futboll Seria A Sport

KOMPLEKSI “THE CORNER”/ Interi prezanton zyrat e reja, ja ambientet e luksit (FOTO)

Interi ka prezantuar sot zyrat e reja, të cilat ndodhen tashmë në zonën e “Porta Nuova”, simboli i ri i Milanos globale dhe teknologjike.

Nën hashtagun “Not For Every One”, i njëjti që u përdor për prezantimin e Contes, zikaltrit treguan ambientet ku tashmë janë zhvendosur zyrat e reja të klubit.

Bëhet fjalë për 5 katet e fundit të kompleksit të quajtur “The Corner”, ndërsa në pronësi të klubit zikaltër është gjithashtu edhe një tarracë spektakolare, që shikon Milanon “që nga Madoninna, deri në “San Siro””.

Në ambientet e reja dominojnë ngjyrat zikaltër dhe foto të legjendave të shumta të klubit, bashkë me “palmaresin” e trofeve të panumërt, ndërsa edhe reagimet e para të fansave kanë qenë vërtetë mjaft të mira, për zyrat e reja të Interit.

 

Related posts

NGA ITALIA TEK ERIKSEN/ Rrëfehet trajneri De Biasi: Ju tregoj kombëtaret favorite për të fituar “EURO 2020”

Delo.autor

NGA DEBUTIMI I PARË NË TITULLAR ME LAZION/ Ja pse “San Siro” është hajmali për Thomas Strakoshën

Delo.autor

BARCELONA NË KRIZË TË THELLË/ Laporta ëndërron super goditjen, ndihma i vjen nga jashtë klubit

Delo.autor

Leave a Comment