Futboll Seria A Sport

KONTE-LUKAKU, DASHURI ME SHIKIM TË TRETË/ Ja si Inter ndryshon strategji në merkato

Shumë e lehtë të dashurohesh me sulmuesin që të ka shënuar. Antonio Konte nuk është kaq banal dhe historia e dashurisë (futbollistike) me Romelu Lukakun nuk ka qenë lineare. Pasioni i trajnerit të ri të Interit për belgun lindi verën e vitit 2017, i dyti në krye të Çelsit, i pari dhe i vetmi si kampion në fuqi.

lukaku

Konte porsa kishte krisur raportin me Diego Kostën dhe i tregon Abramoviçit 26-vjeçarin si përforcimin e duhur për të drejtuar sulmin në mbrojtje të titullit dhe për Champions-in. 10-0 – Si u dashurua? Nga qershori 2016 deri verën e ardhshme u sfiduan tri herë. E para në Itali-Belgjikë, në “Euro 2016”: 2-0 për “axurrët”, Lukaku doli nga fusha pa gol. Më pas në Premier Ligë, në nëntor, gjatë Çelsi-Everton: 5- 0, Romelu sërish “thatë”.

Konte Lukaku

Hakmarrje në fazën e kthimit? Jo: 3-0 për blutë dhe 90′ të tjera pa festë për bomberin. Bilanci regjistron një 10-0, që nuk ndikon në besimin e Kontes.

Pasi, ndër të tjera, sezoni në fjalë rezulton i jashtëzakonshëm për lojtarin e rritur me Didie Drogbanë si model: 25 gola në 37 ndeshje kampionati, maksimumi në karrierë. Jep përshtypjen se mund të merret i vetëm me mbrojtjen kundërshtare, duke tërhequr skuadrën: pikërisht atë që kërkon trajneri në një qendërsulmues. Ajo që i garantonte Diego Kosta një vit më parë dhe Karlos Tevez te Juventusi.

STRATEGJIA – Arsye që po e shtyjnë ta marrë tek Interi, pasi Mançester Junajtid ia rrëmbeu nga duart kur drejtonte Çelsin. Pa qenë i detyruar ta shesë Ikardin.

inter

Kjo është strategjia e klubit zikaltër. Nuk do jetë e lehtë, por Marota dhe Auzilio po përpiqen të grumbullojnë një “thesar” me talentet më premtues të akademisë për të arritur kuotën 70 milionë euro “cash” që kërkojnë anglezët, plan që do i lejonte edhe “Suning”-ut të sistemonte çështjen e plusvalencave brenda fundit të muajit.

Ndaj pas shitjes së Zinjo Vanhojsden te Standard Liezhi, drejtuesit interistë i kanë komunikuar Benfikës se nëse Rui Kosta, pas ofertës së parë të refuzuar prej 15 milionë eurosh për Pinamontin, do kalonin 20 milionët, atëherë do merrej në konsideratë: për t’u “ruajtur” nga përsëritja e një rasti Zaniolo, do fiksohet edhe një shifër ri blerjeje.

Për sa i takon Ikardit: Interi po përpiqet ta vendosë me “shpatulla pas murit” argjentinasin për ta bindur të pranojë një shitje, pasi në të kundërt do rrezikonte karrierën.

Edhe sepse klubi ka vendosur të përfshijë numrin 9 në listën e fazës përgatitore në Lugano, e programuar mes datave 8-14 korrik, për të mos i dhënë asnjë pikëmbështetje ligjore pas kërcënimit me prishjen e kontratës nga pala Ikardi. Juventusi mbetet pista e preferuar e futbollistit dhe më e realizueshme. Parashikohet të jetë një verë e gjatë.

Related posts

“SOT, ECA SIKUR TË ISHA 15 VJEÇ!”/ Maradona tregon si ndjehet pas operacionit në gju

F.autor

SPEKTAKOLARE/ Tifozët e PSG-së “tërbojnë” Liverpoolin, FESTË para “Anfield Road” (VIDEO)

Isa.Autor

Justin Kluivert zbulon klubin e tij të ëndrrave

Sadik.Autor

Leave a Comment