Gossip

“KUSH ËSHTË AJO NË KREVAT”/ Futbollisti i Juventusit sqaron incidentin “hot” me Zaniolo-n

Moise Kean është shndërruar në protagonist të lajmeve të fundit për shkak të një video të postuar nga ai vetë. Futbollisti që aktivizohet me Italinë është i grumbulluar aktualisht me Kombëtaren U-21, pasi kjo e fundit do të zhvillojë Europianin e kësaj grupmoshe.

Pak orë më parë 19-vjeçari postoi një video në rrjetet sociale, teksa shfaqej duke shijuar ritmet e një këngë, por në një moment shfaqet edhe një person në krevat me të brendshme. Të gjithë që e panë këtë video u bënë kurioz dhe ‘bomberuan’ futbollistin me pyetjen: “Kush është ajo me të brendshme?”

Kjo solli një reagim të futbollistit i cili u përgjigj duke i befasuar të gjithë: “Është Zaniolo.” Futbollisti i Romës gjithashtu është i grumbulluar nga Italia U-21 dhe ndodhet në të njëjtën dhomë në hotel me Kean, por për shkak të flokëve të gjata është ngatërruar nga fansat.

Related posts

“KAM BËRË NJË GABIM”/ Neymar pas një tjetër tradhtie: Bru, të kërkoj falje publikisht

F.autor

TËRHEQ VËMENDJEN E TË PRANISHMËVE/ Georgina pa CR7 në Festivalin e Kanës, fustani i saj… (FOTO)

Delo.autor

NË DUBROVNIK/ Ja si po i shijon pushimet e “çmendura” Elseid Hysaj

Delo.autor

Leave a Comment