Futboll Seria A Sport

LAMTUMIRA E HIDHUR/ Ish-kapiteni i Milanit: Më plagosën, por nuk fola kurrë… (VIDEO)

Kontrata e Rikardo Montolivos, skadoi dhe mesfushori italian, do të largohet nga Milani, pas 7 vitesh.

Ai përmes një letre në “Instagram”, i ka dhënë lamtumirën  tifozëve kuqezi dhe klubit të Milanit, i brengosur dhe i lënduar nga drejtuesit dhe klubi.

“Shatë sezone me këtë fanellë të lavdishme, katër vjet me shiritin e kapitenit në krahë. Pastaj më morën shiritin dhe nuk fola. Nuk fola edhe kur nuk munda dot të bëja 1 minutë në fushë. Nuk kisha mundësi të them lamtumirën në stadiumin tim dhe nuk fola. Të gjithë këtë frymë e mbajta për të thënë: Faleminderit tifozë kuqezi, faleminderit nga një kapiten dhe njeri i plagosur, por që do të vazhdojë të ecë me kokën lart, i vetëdijshëm që kam bërë gjithmonë detyrën timë si profesionist. Plagët do të shërohen, por dashuria për këtë fanellë do të mbetet përherë… FORCA MILAN”, shkruhej në letrën e Rikardo Montolivos.

Related posts

LIVE/ Mbyllet pjesa e parë, Partizani vendos me super golin e Telushit

Delo.autor

KAOS NË ELBASAN/ Shikoni çfarë ndodhi sapo u mbyll ndeshja ndaj Uellsit (FOTO)

Isa.Autor

Negociatat për rinovimin janë të pasuksesshme, Tottenham nxjerr në shitje yllin për 50 mln €

Sadik.Autor

Leave a Comment