Futboll Kategoria Superiore Sport

U ZYRTARIZUA TEK PARTIZANI/ Flet mesfushori Broja: Ja si më bindën të firmosja

Pas një pushimi 12- ditor, Partizani është zgjuar dhe në faqen e klubit dje është zbuluar afrimi i tretë në merkaton e verës te “demat e kuq”. Më 17 qershor Partizani ka prezantuar trajnerin e ri Franko Lerda së bashku me stafin teknik, si dhe dy përforcimet e para të merkatos, Uilliam Melo dhe Esin Hakaj.

Dje në faqen e klubit është bërë zyrtar afrimi i mesfushorit Rron Broja, për të cilin kishte interes edhe nga klube shqiptare në Kosovë, Maqedoni dhe Shqipëri. Por në fund betejën mbarëshqiptare për 23-vjeçarin, që në sezonin e fundit luajti me Shkupin, e kanë fituar kampionët e rinj të Shqipërisë, Partizani. Sipas zërave të merkatos, për futbollistin nga Mitrovica kishte interesim nga Kukësi, Tirana, Shkëndija e Tetovës, Gjilani dhe Drita.

Ja njoftimi i klubit: Rron Broja, kontratë 2-vjeçare me kampionët. Klubi i futbollit Partizani zyrtarizon arritjen e marrëveshjes me Rron Brojën. Mesfushori i talentuar do të jetë pjesë e skuadrës për dy vitet e ardhshme, pasi ka nënshkruar kontratën me kampionët e Shqipërisë. 23-vjeçari nga Kosova vishet i kuq, pas eksperiencës pozitive te FC Shkupi. Por, Broja ka luajtur me skuadra si Gent II, SK Deinze në Belgjikë dhe Trepça’89. Gjithashtu, ka qenë pjesë edhe e ekipeve Kombëtare U21 të Shqipërisë dhe Kosovës. Mesfushori i talentuar do t’u bashkohet të kuqve menjëherë pas mbërritjes së ekipit në kryeqytet”.

65241023_1093467954180933_8227677997780434944_n

INTERVISTA

Në një prononcim për “Panorama Sport”, Broja tregon arsyet pse zgjodhi Partizanin dhe e pranon se në këtë transferim rol ka luajtur edhe fjala e ishkapitenit të kuq, Ertan Demri. 23-vjeçari tregon se cili është roli i tij i preferuar, si dhe ndihet gati për të bindur trajnerin Lerda për të qenë pjesë e formacionit që në Europë.

Rroni, u fol se kishit oferta nga disa klube në Shqipëri, Maqedoni dhe Kosovë, por zgjodhët Partizanin. Çfarë ju bindi?

Ajo që më bindi të zgjedh Partizanin është pikërisht fakti se këta janë kampionë dhe një klub shumë i organizuar. Thjesht bisedime kam pasur edhe me dy klube të tjera shqiptare, por jo më tej. Partizani përparoi në bisedime dhe në fund ja ku jam.

A keni pyetur ndonjë person apo ju ka orientuar ndokush për të zgjedhur Partizanin?

Me sa duket, keni informacion në këtë pyetje. Pa dyshim kam pyetur Ertan Demirin që ka luajtur me Partizanin dhe ka mbajtur edhe shiritin e kapitenit. Ai më përkrahu në këtë zgjedhje që kam bërë. Me Ertanin isha te Shkupi në sezonin e fundit dhe mund të them se fjala e tij ka pasur peshë në pranimin e ofertës së Partizanit.

Related posts

RAMSEJ I VJEN NË “NDIHMË” JUVENTUSIT/ Ja sa kanë kursyer bardhezinjtë nga largimi i mesfushorit

Delo.autor

SYNON PËRFORCIME TË MËDHA NË VERË/ “Djajtë e Kuq” gati të pranojnë gjithçka për kampionin e botës…

Delo.autor

SULMON PORTIERIN E MANCHESTER UNITED/ Lgjenda Keane: De Gea ka mbaruar, duhet larguar

Delo.autor

Leave a Comment