Futboll Sport

LIVE/ Islandë-Shqipëri, Dermaku i pafat. Tjetër shans për Kombëtaren

Një shans për t’u ringritur nga toka… ishullore. Sot Shqipëria duhet që të paktën të mos humbasë ndaj një rivali direkt për të sulmuar vendet e nderit në Grupin H.

Me Francën kryesuese që është një planet tjetër në realitetin e grupit tonë, por edhe me Turqinë që na mposhti në sfidën e parë, kuqezinjtë kanë sot mundësinë për të treguar veten ndaj një kundërshtari si Islanda, që ka po tri pikë dhe ashtu si ne fitoren e vetme e ka kundër Andorrës.

Me vendin e dytë dhe të tretë që duket i hapur deri në fund, Kombëtarja e Edi Rejas ka në Rejkjavik një provë karakteri për t’u ndarë njëherë e mirë nga një periudhë e errët, ku identiteti kishte humbur dhe për më tepër nuk kishte më besim.

pozitiv ndaj Islandës mund të rikthejë shpresën te kuqezinjtë, por në të njëjtën kohë do t’i japë mundësinë trajnerit të ri për të punuar më i qetë në vazhdimësi. Në katër ditë, Shqipëria luan fatin e një edicioni, sepse pas ndeshjes me Islandën, më 11 qershor pret Moldavinë në “Elbasan Arena”, aty ku trepikëshi bëhet detyrim.

Sa i përket formacionit zyrtar, Reja debuton me eksperiment duke e konfirmuar 3-5-2 e tij me Dermakun, Ismajlin dhe Veselin në qendër të mbrojtjes ndërkohë që në krahë janë të vendosur Hysaj dhe Lenjani. Qendra e mesfushës përbëhet nga Basha e Xhaka ndërkohë që Abrashi qëndron para mbrojtjes. Sulmi i është besuar dyshes Cikalleshi-Balaj.

LIVE| ISLANDË-SHQIPËRI 1-0

Gudmundson 22′

KOMENTI LIVE: 

28′ Pranë golit të barazimit Shqipëria me Dermakun. Pas një rrëmuje në zonë, mbrojtësi shtatlart gjuan me të djathtën, topi devijohet nga një futbollist i Islandës, edhe përfundon ngjitur me traversën.

24′ Shqipëria fiton një tjetër goditje nga këndi, kroson Lenjani, por topi largohet nga futbollistët kundërshtarë.

22′ GOL ISLANDA 1-0/ Gudmundson ndëshkon kuqezinjtë. Sulmuesi që aktivizohet në radhët e Bërnlit në Angli, pasi ka dribluar 3 futbollistë njëherazi, ka hyrë lehtësisht në zonë, duke e dërguar topin poshtë trupit të Berishës! 

16′ Lenjani depërton bukur nga e djathta, provon të shërbejnë në qendër të zonës për Cikalleshin, largojnë rrezikun në këndore futbollistët e Islandës.

12′ Këmbëngul Shqipëria me Xhakën, i cili lëviz bukur në krahun e djathtë, harkon një top të rrezikshëm në zonë, aty ku ndodhet Balaj dhe Cikalleshi, por largojnë mbrojtësit islandezë.

10′ Minuta të mira për Shqipërinë, që tregon grintë dhe dëshirë për të sulmuar kundërshtarin.

8’ Goditje dënimi në favor të Islandës, vjen krosimi në zonë por largohet topi.

4′ Rast i artë për kuqezinjtë. Lenjani harkon bukur nga e majta për Hysajn, i cili gjuan bukur me të majtën drejt portës, por ndalet nga portieri Haldorson. Mundësi e shkëlqyer për Shqipërinë.

1′ Islandezët e nisin në sulm, por Kjartanson zihet në pozicion jashtë loje.

1′ Ka startuar sfida. Vendasit luajnë topin e parë nga qendra.

FORMACIONET ZYRTARE: 

Islanda: Haldorson, Hermanson, R.Sigurdson, Gudmuson, Bajrnanson, G. Sigurdson, Arnason, Sigurnjoson, Gunarson, Kjartanson, Skulason.

Shqipëria: Berisha, Dermaku, Lenjani, Hysaj, Veseli, Ismajili, Basha, Abrashi, Xhaka, Cikalleshi, Balaj,

Related posts

DEBUTIMI ME JUVENTUS NË SERIE A/ Pirlo: Më doli parashikimi, por pres tifozët…

Delo.autor

KORONAVIRUSI/ Sulmuesi Mertens gjen stërvitjen ideale në kushte shtëpie! (VIDEO)

Delo.autor

STATISTIKAT/ Kastrioti bën namin në 45 minuta, ja renditja e pjesëve të para në Superiore…

Delo.autor

Leave a Comment