Futboll Ndeshjet Live

LIVE/ Islandë-Shqipëri, Reja kryen zëvendësimin e parë. Hedh në fushë Ergys Kaçen

Një shans për t’u ringritur nga toka… ishullore. Sot Shqipëria duhet që të paktën të mos humbasë ndaj një rivali direkt për të sulmuar vendet e nderit në Grupin H.

bandicam 2019-06-08 14-58-59-637

Me Francën kryesuese që është një planet tjetër në realitetin e grupit tonë, por edhe me Turqinë që na mposhti në sfidën e parë, kuqezinjtë kanë sot mundësinë për të treguar veten ndaj një kundërshtari si Islanda, që ka po tri pikë dhe ashtu si ne fitoren e vetme e ka kundër Andorrës.

Me vendin e dytë dhe të tretë që duket i hapur deri në fund, Kombëtarja e Edi Rejas ka në Rejkjavik një provë karakteri për t’u ndarë njëherë e mirë nga një periudhë e errët, ku identiteti kishte humbur dhe për më tepër nuk kishte më besim.

bandicam 2019-06-08 14-56-46-883

Një rezultat pozitiv ndaj Islandës mund të rikthejë shpresën te kuqezinjtë, por në të njëjtën kohë do t’i japë mundësinë trajnerit të ri për të punuar më i qetë në vazhdimësi. Në katër ditë, Shqipëria luan fatin e një edicioni, sepse pas ndeshjes me Islandën, më 11 qershor pret Moldavinë në “Elbasan Arena”, aty ku trepikëshi bëhet detyrim.

bandicam 2019-06-08 14-56-41-025

Sa i përket formacionit zyrtar, Reja debuton me eksperiment duke e konfirmuar 3-5-2 e tij me Dermakun, Ismajlin dhe Veselin në qendër të mbrojtjes ndërkohë që në krahë janë të vendosur Hysaj dhe Lenjani. Qendra e mesfushës përbëhet nga Basha e Xhaka ndërkohë që Abrashi qëndron para mbrojtjes. Sulmi i është besuar dyshes Cikalleshi-Balaj.

LIVE| ISLANDË-SHQIPËRI 1-0

Gudmundson 22′

KOMENTI LIVE: 

67′ Zëvendësim i parë te Shqipëria, largohet Basha, vendin e tij e zë Ergys Kaçe.

63′ Zëvendësim i dytë te Islanda, largohet sulmuesi Kjartanson, vendin e tij e zë Sigthorson.

62′ Shqipëria ushtron presion të vazhdueshëm ndaj kundërshtarit, por pa arritur të krijojë raste të rrezikshme në portën e Islandës.

58′ Xhaka lëviz bukur nga e djathta, harkon një top në zonë, por nuk arrin Lenjani ta zotërojë.

56′ Zëvendësim te Islanda, largohet nga fusha autori i golit Gudmundson, vendin e tij e zë mesfushori i Malmos, Arnor Traustason.

52′ Islandezët provojnë të rrezikojnë me topa të gjatë të harkuar drejt zonës të Shqipërisë, por Berisha qëndron i pashqetësuar.

47′ Pranë golit Shqipëria. Balaj vonohet më shumë seç duhet brenda zonës, duke shpërdoruar një mundësi të artë shënimi.

46′ Starton pjesa e dytë. Shqipëria hidhet në sulm në kërkim të golit të barazimit. Abrashi fiton goditjen e 5-të nga këndi dhe mban në sulm Shqipërinë.

Related posts

MERKATO E VERËS/ Interi arrin akordin me titullarin e Lazios, ja emri dhe detajet kontratës…

Delo.autor

REALI e BARÇA dy “mbretërit” e penalltive të dhëna në Champions, ndërsa RONALDO…

Isa.Autor

“Rrëzoi” TIRANËN nga Superiorja/ Arbitri i njohur italian vendos drejtësi ndaj Izraelit

Isa.Autor

Leave a Comment