Barcelona do të tentojë t’i marrë tri pikët e ndeshjes së sotshme kundër Mallorcas, për t’u barazuar me pikë me Real Madridin dhe për ta marrë kreun e La Ligës sërish.
Barcelona do ta presë skuadrën e Mallorcas sonte në orën 21:00 në stadiumin Camp Nou, për ndeshjen e vlefshme për javën e 15-të të La Ligës.
Klubi katalonas i drejtuar nga Ernesto Valverde i ka fituar pesë ndeshjet e fundit në të gjitha garat, ndërsa s’di për humbje që gjashtë ndeshje. Në anën tjetër, Mallorca s’ka arritur ta mbajë portën e paprekur që gjashtë ndeshje.
LIVE/ Barcelona – Mallorca 5-2
MINUTA 64/ Mallorca ngushton diferencën me golin e shënuar nga Ante Budimir.
MINUTA 46/ Nis pjesa e dytë
Mbyllet pjesa e parë
MINUTA 43/ Barcelona shënon golin e katërt falë Luis Suarez.
MINUTA 41/ Barcelona thellon shifrat me golin e shënuar nga Lionel Messi.
MINUTA 35/ Mallorca ngushon shifrat me golin e shënuar nga Ante Budimir.
MINUTA 17/ Barcelona dyfishon shifrat me golin e shënuar nga Messi.
MINUTA 7/ Barcelona kalon në avantazh me golin e shënuar nga Antonie Griezmann.
MINUTA 1/ Starton sfida
Formacionet zyrtare të të dyja skuadrave: