Futboll Sport

REFUZOI SHUMË KLUBE PËR STOLIN/ Allegri zyrtarizon të ardhmen: Do të qëndroj…

Fjalë të qartë për të ardhmen ato të trajnerit Massimiliano Allegri, të bëra publike gjatë një eventi të zhvilluar në Milano. “Do të qëndroj pushim për një vit, edhe sepse duhet të rimarr në duar jetën time private”, deklaroi ish-trajneri i Juventus, mbi vendimin e tij, pavarësisht ofertave dhe propozimeve të mbërritura nga klubet më gjigante të Europës.

“Më duhet ky vit për të rikarikuar bateritë në prag të vitit 2020. Në 16 vitet e fundit kam qenë në centrifugë, kam abuzuar disi me çështjet familjare”, sqaroi Allegri. Ish-trajneri i bardhezinjve hoqi kështu veten nga merkato, pasi ka fituar 5 trofetë e titullit kampion në Itali me Juventus.

Trajneri toskan u spekulua se do të merrte drejtimin e Barcelonës, përpara se të konfirmohej Valverde, por u përfol edhe për një lëvizje të mundshme te Chelsea për epokën post-Sarri, madje u aludua edhe për një rikthim të mundshëm te Milan. Aludime boshe, pasi vetë Max kërkon të shijojë pushimet dhe familjen, të paktën për një vit larg centrifugës.

Related posts

“LEGJEONARËT”/ Sadiku shkëlqen me Bolivarin, shikoni golin që nisi nga këmbët e sulmuesit shqiptar (VIDEO)

Delo.autor

U MPOSHTËN ME “MANITA” PAS 21 VITESH/ Shikoni si komentatori italian “mallkon” Milanin (VIDEO)

Delo.autor

Floyd Mayweather është i interesuar për blerjen e Milanit.

Sadik.Autor

Leave a Comment