Futboll Seria A Sport

MBËRRIN PËR TË KRYER TESTET MJEKËSORE/ Milan zyrtarizon transfertën e parë në merkato, ja emri

Vjen goditja e parë e Milanit nën drejtimin e dyshes Maldini-Boban.

Mesfushori i Empolit, Rade Krunic, mëngjesin e sotëm mbërriti në Milano për të kryer vizitat mjekësore në klinikën La Madonina, shkruan “Calciomercato”.

I lindur në Bosnjë Hercegovinë,, 25-vjeçari do t’u kushtojë kuqezinjve 8 milionë euro dhe gjatë orëve të ardhshme do të nënshkruajë kontratës që do ta mbajë të lidhur me “Djallin” deri në vitin 2023.

Gjatë ditës së sotme pritet dhe zyrtarizimi i trajnerin Giampaolo. Trajneri italian e njeh mirë mesfushorin boshnjak, pasi e ka patur nën urdhrat e tij në sezonin 2015-2016.

Related posts

Igli Tare: “Objektivi ynë është Champions League”

Q.Autor

PLAS SKANDALI NË TUQI/ Shkarkohet trajneri sepse abuzoi verbalisht dhe seksualisht me lojtarët

Delo.autor

ZYRTARE/ Tirana “shpërblen” trajnerin, klubi bardheblu vazhdon bashkëpunimin me Orges Shehin

F.autor

Leave a Comment