Futboll Kategoria Superiore Sport

MBROJTJA E PARTIZANIT “FUT UJË”/ Ja lojtarët që do të jenë pa kontratë këtë verë

Partizani ka shumë punë për të bërë përpara ballafaqimit të parë me Karabakun në Champions, takim i cili do të luhet më 10 korrik, ora 17:30, në stadiumin “Selman Stërmasi”. Dy ndeshjet miqësore të zhvilluara në Slloveni kanë nxjerrë në pah pikën ku po vuajnë të kuqtë, pikërisht në sektorin që ata janë krenuar më shumë në sezonet e fundit në Superiore, fazën defensive.

partizani sllovenii

Momentalisht, mbrojtja e Partizanit “fut ujë”, por nga nesër problemi mund të zmadhohet edhe më shumë, pasi qendërmbrojtësi Egzon Belica akoma nuk ka rinovuar, ndërsa Sodiq Atanda ka ndërruar ambient duke nisur një aventurë të re në Izrael. Hendeku më i madh për momentin është në qendër të mbrojtjes. Në vend të Atandës është provuar Eneo Bitri, që në janar u huazua te Kamza, por së fundmi kanë afruar edhe një qendërmbrojtës shtatlartë nga Bosnja. Muamer Adzem ka ardhur të provohet për të zënë vendin e Atandës.

Boshnjaku më shumë duket si zëvendësuesi i Belicës, pasi nigeriani mendohet të dublohet nga dyshja Bitri-Rexhepi, por që nuk po e bindin trajnerin Lerda. Me sa duket, klubi po i bën “presion” Belicës për rinovimin me shtatlartin boshnjak. Për momentin vetëm krahu i majtë i mbrojtjes konsiderohet “i blinduar”, pasi përveç Trashit, të adaptuar në sezonin e fundit për atë rol janë edhe dy alternativa të tjera, Esin Hakaj dhe Uilliam Melo. Në të djathtë, laj-thaj, ka mbetur Labinot Ibrahimi. Por, edhe trajneri Franko Lerda ka vijuar me idenë që ka pasur paraardhësi i tij, Skënder Gega, për adoptimin e Besnik Feratit si mbrojtës i djathtë. 19-vjeçari rolin e tij e ka në qendër të mesfushës, por duke pasur mbipopullim në atë sektor, futbollistit nga Shkupi po mundohen që t’i bëjnë vend në të djathtë të mbrojtjes. Ndërsa dyshja e qendrës mbetet një rebus për t’u zgjidhur në vijim.

melo asani partizani

RINOVIMET

30 qershori është afati i fundit që i mban të lidhur disa futbollistë me Partizanin. Këta lojtarë, si Dashamir Xhika, Egzon Belica, Renaldo Kalari apo Ardit Hila (elbasanasi pret fjalën nga klubi për të hyrë në fuqi opsioni “+1” i zgjatjes së kontratës), nga nesër janë të lirë, ndonëse janë duke u stërvitur me ekipin në fazën përgatitore që po zhvillohet në Slloveni. Sa i përket pjesës së rinovimeve, Egzon Belica mbetet prioriteti, pasi në qendër të mbrojtjes janë problemet më të mëdha. Përveç përshtatjes që ka arritur me ekipin, Belica i duhet Partizanit edhe për faktin se nuk llogaritet si lojtar i huaj. Nëse do të vinte një alternativë nga jashtë për qendrën e mbrojtjes, i bie që Partizani të privohet nga një alternativë tjetër, pasi në sezonin e ri pritet që të huajt të jenë më të shumtë se vjet. Sipas rregullores së miratuar nga FSHF, në kampionat dhe Kupë çdo ekip ka të drejtë të aktivizojë njëkohësisht në një ndeshje vetëm 4 futbollistë të huaj.

Related posts

MBROJTËSI SPANJOLL NË SUPERFORMË/ Teo Hernandez habit Milanin në fazën përgatitore (FOTO)

Delo.autor

PARATICI NUK E HARRON DOT POGBA/ Juventus në sulm për mesfushorin francez, ja oferta e “galopante”

Delo.autor

ISH-TRAJNERI I LIVERPOOLIT/ Rafael Benitez sulmon: Arbitrat anglezë nuk i kuptojnë rregullat, mund të…

Delo.autor

Leave a Comment