Sport

PESË VJET PAS AKSIDENTITI/ Ja ç’ndodhi me Michael Schumacher dhe gjendja e tij shëndetësore

Sot mbushen 5 vjet nga aksidenti i rëndë që pësoi legjenda e Formula 1, gjermani i Ferrarit Michael Schumaker.

Sfidues i shpejtësive në pistat e Formulës, mbi katër rrota e timon në dorë, ai dështoi të qe i tillë dhe mbi ski, në pistat e borës.

 

Më 29 dhjetor 2013, Michael Schumacher se bashku me djalin e tij 14-vjeçar Mick, ishte rrëshqitur nga Combe de Saulire poshtë Dent de Burginiznad Meribel në Alpet franceze.

Dhe një rrëzim që atij, fizikut, zhdërrvjelltësisë, performancës sportive, nuk i shkonte hiç përshtat, bëri që ai të humbiste në honet e pavetëdijes, duke përfunduar në një koma të rëndë, si pasojë e një goditjeje fatale në kokë.

Schumacher u transferua në një spital në Grenoble, ku aiu nënshtrua dy ndërhyrjeve kirurgjikale. Ai ra në një koma të shkaktuar nga një dëmtimi traumatik i trurit dhe më 7 mars 2014 mjekët thanë se gjendja e tij ishte e qëndrueshme.

Në fillim të prillit të po atij viti, agjenti i tij do raportonte se kishte momente që tregonin kthim ndërgjegjeje te Schumi, me “shenja të vogla inkurajuese”.

Në mesin e qershorit 2014, ai u transferua nga kujdesi intensiv në departamentin e rehabilitimit. Thuhet se më 16 qershor 2014, Schumacher erdhi në ndërgjegje dhe vazhdoi rehabilitimin në Klinikën Universitare në Lausanne, Zvicër.

Në shtator 2014, ai arriti në shtëpinë e tij për rehabilitim të mëtejshëm. Tre muaj më vonë u njoftua se “Schumacher gjendej i paralizuar dhe në një karrocë” dhe se “nuk mund të flasë”, e që gjithashtu “ka probleme të kujtesës”.

Në një intervistë të publikuar në maj 2015, menaxheri i Schumacher, Sabine Kehm tha se gjendja e tij po përmirësohet ngadalë, duke pasur parasysh seriozitetin e lëndimeve që kishte.

Në shtator 2016, Felix Damm, një avokat i Schumacher, tha gjykatës gjermane se klienti i tij “nuk mund të ecte”, në përgjigje të njoftimeve të rreme të dhjetorit 2015 në gazetën gjermane Die Bunte se ai mund “të ecte disa hapa.”

Deri më sot, familja këmbëngul në mbajtjen e një fshehtëse në lidhje me statusin shëndetësor të Michael Schumacher.

Piloti i famshëm, tani jeton në rrethin e familjes dhe miqve në një shtëpi në brigjet e liqenit të Gjenevës.

Related posts

EUROPA LEAGUE/ Sa shumë vuajtje pa Ibrën. Milan kalon me vështirësi Bodon

Delo.autor

LAJM I BUJSHËM NGA SPANJA/ Ronaldo mund të kthehet në Madrid te skuadra e…

F.autor

MODULI I LOJËS/ Ancelotti: E kam të vështirë të zgjedh, Insigne do të fokusohet tek…

Isa.Autor

Leave a Comment